Fun

Gjermanët ende ruajnë rreth 13 miliardë marka

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Federale Gjermane, qytetarët ende nuk ndryshojnë 12.9 miliardë marka që janë tërhequr nga përdorimi

Pothuajse katërmbëdhjetë vjet pasi Gjermania hyri në zonën e monedhës së vetme evropiane, qytetarët e saj ende vazhdojnë të mbajnë miliarda në marka.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Federale Gjermane (Bundesbank), qytetarët ende nuk ndryshojnë 12.9 miliardë marka që janë tërhequr nga përdorimi.

Kursi i zëvendësimit të monedhë së vjetër me monedhën e re është përcaktuar më 31 dhjetor të vitit 1998, dhe 1 € kushton 1.95583 marka gjermane.

Zëvendësimi mund të kryhet pa asnjë tarifë në çdo degë të Bundesbank.

Nga janari deri në nëntor 2015 në Gjermani  176.000 transaksione u ekzekutuan kur gjermanët ndryshuan monedhën e tyre të vjetër nacionale me euron. Banka Qendrore gjatë këtij viti kishte shitur 50.5 milionë euro duke fituar nga qytetarët 98.7 milionë marka.

Sipas një sondazhi të opinionit publik, i kryer nga Instituti YouGov, monedha e vjetër gjermane ruhet në çdo të dytën familje gjermane.