Kosova
Gjermanët, investuesit më të mëdhenj në Kosovë nga paslufta
Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, është takuar me udhëheqësit e kompanisë “Sowi Kosovo” dhe në prani të zv/ambasadorit gjerman
Kompania gjermane “Sowi Kosovo” është e gatshme t’i investojë 175 milionë euro në në sektorin e energjisë së ripërtërishme në Kosovë. Kjo do të bëhet kompania e parë e regjistruar si investitor strategjik në kuadër të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.
Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, është takuar me udhëheqësit e kompanisë “Sowi Kosovo” dhe në prani të zv/ambasadorit gjerman, Jan Axel Voss, ka siguruar se Kosova është e përkushtuar t’i mbështesë investitorët nga shtetet mike si Gjermania.
“Gjermania është një vend mik, i ka mbështetur vazhdimisht proceset nëpër të cilat po kalon Republika dhe, sigurisht, e ka derën hapur të investojë në vendin tonë. Nëse shkon gjithçka siç duhet me projektin, atëherë ky do të jetë investimi më i madh i realizuar në Kosovë që nga paslufta”,- ka thënë Gashi.
E zëvendësambasadori gjerman, Jan Axel Voss, e ka përshëndetur krijimin e dikasterit për investime strategjike, i cili do ta lehtësonte në masë të madhe prurjen e investitorëve në Republikën e Kosovës. Kompania gjermane “Soëi Kosovo”, 3 vjetët e fundit, ka bërë matjen e erës në regjionin e Bajgorës. Sipas projektit, planifikohet prodhimi i 105 megavat energji elektrike, duke e renditur Kosovën në vendin e parë në Evropën Juglindore.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?