Fun

Gjermanët, kampionë të lëvizjes së lirë: në 177 shtete pa viza

Përveç 193 shteteve anëtare të OKB-së, këtu janë përfshirë edhe shtetet e papranuara në organizatën botërore, si Kosova, Vatikani, Zajvani, Hongkongu, Palestina dhe Macau

Gjermania është vendi prej të cilit mund të udhëtohet në më së shumti shtete të botës pa pasur nevojë për vizë. Plot 177 vende mundësojnë që turistët dhe udhëtarët tjerë gjermanë të udhëtojnë pa formalitetet bezdisëse të vizës.

Në vendin e dytë në këtë ranglistë është Suedia, me 176 vende dhe pas saj vijnë Finlanda, Franca, Spanja, Italia dhe Britania e Madhe, të gjitha me nga 175 shtete me qasje të lirë.

Nga fundi i kësaj liste janë shtetet si Afganistani, Pakistani dhe Iraku, shtetasit e të cilave mund të udhëtojnë pa viza vetëm në 25, 29 respektivisht 30 vende të botës.

Kosovarët mud të udhëtojnë në 38 vende të botës pa viza, kështu që ndodhen po ashtu nga fundi i listës, shkruan albinfo.ch

Kompania këshillëdhënëse «Henley&Partners», në bashkëpunim me «IATA» publikojnë për çdo vit një ranglistë të tillë. Kësaj radhe janë krahasuar gjithsej 199 shtete me ç`rast është vlerësur vlefshmëria e paasportave përkatëse.

Përveç 193 shteteve anëtare të OKB-së, këtu janë përfshirë edhe shtetet e papranuara në organizatën botërore, si Kosova, Vatikani, Zajvani, Hongkongu, Palestina dhe Macau.