Shkurt.ch
Gjermanët nuk po i durojnë turistët zviceranë
Autoritetet në Baden-Württemberg të Gjermanisë po kërkojnë të kufizojnë shopingun e zviceranëve në vendin e tyre dhe kanë bërë thirrje për një të ashtuquajtur “kufi të blerjes”.
Në të ardhmen zviceranët për blerjet nën 50 euro nuk mund ta kërkojnë TVSH-në. Kështu kanë vendosur autoritetet gjermane në Baden-Württemberg .
Pavarësisht fitimit të madh për ekonominë lokale, gjermanët shqetësohen për efektet negative të shopingut nga turistët zviceranë.
Ka kolona të gjata në kalimet kufitare, rrugë të mbushura plot dhe parkingjet e makinave në qendrat tregtare.
Vetëm ata që shpenzojnë më shumë se 50 euro për blerjen kanë të drejtë për të marrë kuponin për tatimin mbi vlerën e shtuar.
Këtë po e kërkon Baden-Württemberg. Një vit më parë Qeveria në Berlin e ka hedhur poshtë këtë kërkesë.
Një studim në Lorrach tregon se shumë qytetarë duan të zvogëlojnë shopingun e turistëve.
Konsumatorët nga Zvicra janë shumë të rëndësishëm për biznesin. Schuhhaus Werdich, për shembull, llogarit se çdo i dyti klient vjen nga Zvicra. Tregtarët shqetësohen për humbjet e të ardhurave.
168 doganierët tashmë janë të punësuar në Baden-Württemberg për vulosje të faturave të gjelbra. Ministri Federal, Peter Friedrich, nga Constance, i cili inicioi pragun, ka llogaritur më parë se gjysma e listës së TVSH-së ka të bëjë me blerjet nën 50 euro. Kjo do të thotë se pragu do të lehtësojë zyrtarët doganorë.
Në Lörrach, Weil am Rhein dhe Konstanz tani janë duke pritur me padurim nëse Këshilli Federal dëgjon ankesat nga Baden-Württembergu.
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?