Lajme
Gjermanët preferojnë kursimin për pleqërinë
Një studim i fundit tregon se gjermanët nuk kanë problem të marrin kredi, por gjithsesi preferojnë të kenë kursime për situata të paparashikueshme dhe sidomos për moshën e pleqërisë. Kursimi për pleqërinë rezulton motivi kryesor për kursim, me 61% të të anketuarve që e përmendin këtë arsye, niveli më i lartë që nga viti 2017, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Në anketën e kryer nga instituti Kantar për Shoqatën e Bankave Private të Kursimeve u pyetën 2,000 persona. Pasi pleqëria mbetet shqetësimi kryesor, shumë gjermanë janë të pasigurt nëse pensionet do t’u mjaftojnë për të siguruar një jetë të mirë në të ardhmen.
Përveç kursimeve për pleqëri, edhe kursimet për blerje të mëdha si mobiljet apo makinat kanë rëndësi, me 46% që kanë kursyer për këtë qëllim. Kursimet për blerjen e një shtëpie apo apartamenti janë rikthyer paksa në trend, me 39% të të anketuarve që po kursejnë për këtë, një shifër më e lartë se vjeshtën e vitit të kaluar, transmeton albinfo.ch.
Sipas Christian König, drejtor i Shoqatës së Bankave Private të Kursimeve, periudha e normave të ulëta të interesit ka ndryshuar perceptimin për kursimet: “Fundi i periudhës së normave të ulëta tregoi qartë se kursimi ia vlen dhe është i nevojshëm për liri më të madhe në të ardhmen.”
Një tjetër gjetje interesante është dallimi në pritshmëritë e jetëgjatësisë mes grave dhe burrave në moshë të mesme. Studimi i Institutit Federal për Kërkime Demografike zbuloi se gratë nënvlerësojnë sa gjatë do të jetojnë, ndërsa burrat janë më optimistë sesa tregojnë statistikat. Kjo çon në investime të pamjaftueshme në sigurinë e pensionit, duke rritur rrezikun për varfëri në pleqëri.
Autorët e studimit theksojnë se sidomos për gratë, që fitojnë mesatarisht më pak se burrat, siguria financiare në pleqëri është një sfidë në rritje, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës










