Bota
Gjermanët, të pasionuar pas magjisë
Yjet më të mëdhenj të magjisë në vend, vëllezërit Ehrlich, i mbushin plot stadiumet në performancat e tyre
Harold Voit nxjerr kuletën e tij, nxjerr një kartëmonedhë 50 euroshe dhe e djeg atë qetësisht. Më pas, ai shuan zjarrin, e hap sërish kuletën dhe tregon paratë e paprekura dhe gati për t’i shpenzuar.
Një dhomë e mbushur me studentë “magjie” me sytë katër shpërthen në duartrokitje. Pjesa më e madhe e nxënësve të artit të errët nuk janë sidoqoftë yje kabareje apo “Youtube”, por drejtues kompanish dhe profesionistë të tjerë që shpresojnë të mësojnë disa truke të reja.
“Të mësosh magjinë nuk ka të bëjë vetëm me nja dy truke, ka të bëjë me zhvillimin e personalitet tënd, mënyrës sesi ti prezanton, flet dhe lëviz”, tha Harold Voit, shef i Akademisë së Magjisë, në Pullach, transmeton “TCH”.
70-vjeçari Voit është themelues i Akademisë së Magjisë në Pullach, një periferi e pasur e Munihut. Ai ka punuar gjatë si magjistar profesionist dhe instruktur, e thotë se gjithnjë e më shumë njerëz në karrierë po kërkojnë të bëhen pjesë e kurseve të tij.
“Ajo që është shumë e rëndësishme në Akademinë e Magjisë për mua është të ndihmoj njerëzit të prezantojnë artin e tyre në mënyrën e duhur. E ju nuk do ta mësoni kurrë këtë nga Youtube”, tha Harold Voit, përcjell albinfo.ch.
Magjepsja e Gjermanisë me magjinë daton prej shekujsh, por ka parë një rikthim të fuqishëm në jetë në vitet e pasluftës, kur një masë e gjerë popullate kërkonte argëtim. Bumi aktual ka ndërkohë dy dekada manie “Harry Potter” për të falënderuar, si dhe një pranim në rritje se pak magji i bën mirë jetës reale.
Yjet më të mëdhenj të magjisë në vend, vëllezërit Ehrlich i mbushin plot stadiumet në performancat e tyre.
“Ndoshta ne thjesht duam të ëndërrojmë, ndoshta në rrethana të tjera jemi më shumë racionalë se ç’duhet”, tha Marianne Hofmann, menaxhere IT-je. Studentët marrin mësime të përjavshme për dy vjet, për një pagesë 750 euroshe.
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?