Lajme
Gjermani: Anulohet edhe këtë vitit Octoberfest
Është bërë e ditur se Octoberfest në Munih të Gjermanisë për shkak të pandemisë së coronavirusit nuk do të mbahet edhe këtë vit, ka bërë të ditur përfaqësuesi i Bavarisë, Markus Zeder, përcjell albinfo.ch.
“Octoberfest as këtë vit nuk do të jetë i mundur”, ka thënë Zedes pas konsultimeve që pati me zyrtarët tjerë të qytetit të Munihut.
Po ashtu, Zeder, edhe në qytetet e tjera të Bavarisë, që organizojnë manifestime të tjera me rastin e Octoberfest, i ka porositur që edhe këtë vit të përmbahen nga festimet.
Kryetari i Munihut, Diter Riter, ka thënë se vendimi tashmë është marrë, pasi sipas tij, “nuk ka kuptim”. “Për mua është një vendim i vështirë”, ka theksuar ai.
Theksohet se anulimi i festivalit të birrës po ndodh për shkak të rrezikut të madh të përhapjes së coronavirusit në tenda të shumta ku organizohet festivali – por pavarësisht pritjeve, deri në shtator pritet që një pjesë e madhe e qytetarëve të vaksinohen kundër COVID-19.
Festivali i fundit i birrës “Octoberfest” i organizuar në vitin 2019, kishte gjeneruar të hyra prej 1.2 miliard euro për qytetin e Munihut.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













