Lajme
Gjermani: Bizneset dhe sindikatat, kundër ndalimit të gazit rus
Sipas tyre, një embargo e shpejtë e gazit do të çonte në humbje të prodhimit
Bizneset dhe sindikatat në Gjermani kanë bashkuar forcat për të kundërshtuar një embargo të mundshme të BE-së për gazin rus, duke thënë se ai do të ndalonte punën për industrinë.
Shumë figura në Gjermani po bëjnë thirrje për një ndalim të gjerë të BE-së për importet e gazit rus, pas pushtimit të Ukrainës nga vendi në shkurt, raportojnë mediat.
Por punëdhënësit gjermanë dhe sindikatat njoftuan të hënën se e kundërshtojnë një veprim të tillë, duke thënë se kjo do të çonte në humbje të vendeve të punës dhe mbyllje të fabrikave në ekonominë më të madhe të BE-së.
“Një embargo e shpejtë e gazit do të çonte në humbje të prodhimit, mbyllje, një deindustrializim të mëtejshëm dhe humbje afatgjatë të vendeve të punës në Gjermani”, thanë Rainer Dulger, kryetar i grupit të punëdhënësve BDA dhe Reiner Hoffmann, kryetar i Konfederatës të sindikatave DGB, në një deklaratë të përbashkët të hënën.
Ata shtuan se ndërsa sanksionet e BE-së nevojiten për të ushtruar presion ndaj Rusisë, ato duhet të minimizojnë ndikimin tek ata që i imponojnë ato.
Ministrat e BE-së po debatojnë aktualisht një embargo të mundshme të naftës ruse, pasi udhëheqësit e Ukrainës thonë se të ardhurat nga shitja e energjisë po financojnë përpjekjet e Rusisë për luftë në Ukrainë.
Kjo pason një vendim të BE-së në prill për të ndaluar importet ruse të qymyrit.
Gjermania, krahas Italisë, Hungarisë dhe Austrisë është shumë e varur nga energjia ruse dhe ka qenë një nga vendet më të rezervuara të BE-së për të sanksionuar importet e gazit dhe naftës.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%












