Lajme
Gjermani: Festimi i 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës

Më 12 qershor, Ditës së Çlirimit të Kosovës, një ndër datat më domethënëse në historinë e shtetndërtimit, do të organizohet një sërë aktivitetesh kulturore dhe festive në disa qytete të Gjermanisë dhe Danimarkës: Berlin, Düsseldorf, Frankfurt, Hamburg, Kopenhagë, München dhe Stuttgart, transmeton albinfo.ch.
Këto ngjarje do të sjellin një mozaik të madh aktivitetesh: nga koncerte dhe shfaqje filmike, tek ekspozita fotografike, prezantime letrare, ngjarje sportive dhe biseda frymëzuese me artistë, regjisorë, sportistë dhe përfaqësues të shquar të diasporës sonë.
Postimi i plotë:
Festimi i 12 Qershorit ✌️ Ditës së Çlirimit të Kosovës në Gjermani dhe Danimarkë
Të nderuar bashkatdhetarë,
Me kënaqësi të veçantë ju njoftojmë se, me rastin e 12 Qershorit Ditës së Çlirimit të Kosovës, një ndër datat më domethënëse në historinë e shtetndërtimit tonë do të organizojmë një sërë aktivitetesh kulturore dhe festive në disa qytete të Gjermanisë dhe Danimarkës: Berlin, Düsseldorf, Frankfurt, Hamburg, Kopenhagë, München dhe Stuttgart.
Këto ngjarje do të sjellin një mozaik të madh aktivitetesh: nga koncerte dhe shfaqje filmike, tek ekspozita fotografike, prezantime letrare, ngjarje sportive dhe biseda frymëzuese me artistë, regjisorë, sportistë dhe përfaqësues të shquar të diasporës sonë.
Ju ftojmë që, kudo që ndodheni, të bëheni pjesë e kësaj feste të përbashkët duke i dhënë kuptim, jehonë dhe madhështi Ditës së Çlirimit, me krenari për të kaluarën dhe besim në të ardhmen tonë të përbashkët.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani/Botschaft der Republik Kosovo Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Düsseldorf Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Mynih Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë Konsullata e Republikës së Kosovës në Stuttgart Consulate General of the Republic of Kosova in Frankfurt am Main @Highlight #Ditaeçlirimit #Kosova17 #javaekultures #diplmaciakulturore #MosHarro
E-Diaspora
-
Parada e shqiptarëve në Nju-Jork Kryebashkiaku i Nju-Jorkut me plis në kokë...
-
SUEDI
Nita Mulliqi përfundoi me sukses studimet e doktoraturës në Institutin Karolinska në Stokholm
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
Jeta në Zvicër
-
Alarm në aeroportin e Cyrihut: Avioni për Çikago ndalohet për kontroll sigurie Zhvillime në aeroportin e Cyrihut – Fluturimi për Çikago shtyhet pas alarmi...
-
Mediat zvicerane: Kosova i ka vënë syrin yllit të Zvicrës, Avdullahut
-
Shpenzimet e turistëve në Zvicër u rritën në vitin 2024
-
Si e mbron Zvicra bujqësinë e saj?
-
Ndjenja e konsumatorit zviceran mbetet pozitive pavarësisht krizave