Lajme
Gjermani: Infermierët kanë edhe kërkesa të tjera përveç pagesës
Ministria e Shëndetësisë në Gjermani ka kryer një studim sa u përket forcave të kujdesit shëndetësor. Nga ky studim foli që ata që janë në shkollim nuk kërkojnë vetëm paga më të larta, por edhe më shumë personel.
Ata duan kushte më të mira, si harmonizimin me jetën familjare, kopshte e çerdhe për fëmijët, plane pune të qarta dhe më shumë lehtësime përmes digjitalizimit. Edhe në drejtim të klimës së punës dhe stilit të drejtimit është e nevojshme të bëhen përmirësime, shkruan DW.
“Dëshira për një pagesë më të mirë, një mbulim personeli të orientuar nga nevojat e kujdesit shëndetësor dhe një pajisje më e mirë digjitale është e drejtë”, u shpreh ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach.
Ai po ashtu ka përmendur faktin që Gjermania ka marrë hapa në përmirësim pagesave. “Tani duhet të përmirësohen kushtet e punës”, shtoi ai.
Mbledhjen e të dhënave për vlerësimin e kushteve të punës nga vetë punonjësit e kujdesit shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë e kishte bërë me qëllim që të kuptoheshin arsyet se “pse forcat e kujdesit shëndetësor e lenë këtë profesion dhe cilat janë kushtet që e bëjnë më të pëlqyeshme punën.” Për këtë arsye u pyetën 5500 punonjës nga sistemi i kujdesit shëndetësor dhe të rinj në shkollim, përcjell albinfo.ch.
Paga mbetet një nga pikat kryesore, sidomos fillestarët dhe ata që janë shkollim shpresojnë për një pagesë më të mirë.
Shumica dëshiron një vend pune më të digjitalizuar, 80% e të pyeturve duan një lidhje të mirë interneti. Kurse futjen e kartelës digjitale e dëshirojnë 75% infermierë të kujdesit shëndetësor.
Edhe dokumentimi elektronik i pacientëve preferohet në masë të madhe. Ndërsa 90% duan personel të orientuar nga nevojat e kujdesit shëndetësor, shkruan DW.
Edhe harmonizimi i jetës së punës dhe asaj familjare luan rol të rëndësishëm për forcat e kujdesit shëndetësor. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, për të mbështetuar masa të tilla është krijuar një program i posaçëm.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













