Lajme
Gjermani: Inflacionit të lartë “nuk po i shihet fundi”
Çmimet në Gjermani do të vazhdojnë të rriten në muajt në vazhdim, kanë treguar rezultatet e një sondazhi të kryer nga Instituti ifo.
Sipas të dhënave, të gjitha kompanitë e ushqimit planifikojnë t’i rrisin çmimet në të ardhmen.
Ekonomistët e Mynihut po ashtu kanë thënë se edhe çmimet e energjisë dhe gazit do të vazhdojnë të rriten, shkruan Radio Evropa e Lirë.
“Fatkeqësisht valës së inflacionit nuk po i shihet fundi ende”, ka thënë shefi i Institutit ifo, Timo Wollmershauser.
Të dhënat kanë treguar se 100 për qind e dyqaneve ushqimore dhe 92 për qind e atyre me produkte kimike janë duke planifikuar rritjen e çmimeve./Euronews
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fundjavë me stuhi në Zvicër Të dielën pasdite, një stuhi do të lëvizë mbi Zvicër, pas së cilës temperatura bie. Fundjava... -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave












