Lajme
Ministri gjerman nuk sheh një fund të shpejtë të pandemisë
Sipas informacioneve nga Gjermania, thuhet se vendi mund të përballet edhe katër muaj të tjerë me kufizime për shkak të pandemisë së koronavirusit, theksoi dje ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier, duke zbehur shpresat për një fund të shpejtë të kufizimeve të vendosura që prej dy javësh, transmeton albinfo.ch.
“Numri i kontaminimeve është ende shumë i lartë, edhe më i lartë se dy javë më parë”, deklaroi Peter Altmaier për të përjavshmen “Bild am Sonntag”, para një takimi të qeverisë, për të vlerësuar progresin e masave kufizuese.
“Ne do të duhet të jetojmë me masa të konsiderueshme paraprake dhe kufizime për të paktën katër ose pesë muajt e ardhshëm”, shtoi ai
“Shumë njerëz tani shpresojnë që të lirohen nga kufizimet, për rihapjen e restoranteve dhe kinemave. Por për shkak të niveleve të infeksionit që janë ende shumë të larta, ne kemi pak hapësirë për manovrim”, theksoi ai.
Gjermania vendosi që prej fillimit të nëntorit kufizime të reja që parashikojnë mbylljen për një muaj të një sërë biznesesh, në gastronomi, argëtim, sport dhe kulturë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













