Lajme
Gjermani: Më shumë se 50 mijë të vdekur nga COVID-19
Në raportin e fundit, nga autoritetet shëndetësore gjermane, thuhet se numri i të vdekurve nga koronavirusi (COVID-19) në Gjermani ka tejkaluar 50 mijë, gjegjësisht është rritur me shpejtësi gjatë javëve të fundit, pavarësisht asaj se numri i të infektuarve përfundimisht po bie, transmeton albinfo.ch.
Qendra shtetërore për kontroll të sëmundjeve, Instituti “Robert Koch” sot njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 859 viktima apo gjithsej 50.642 nga fillimi i pandemisë.
Por, gjatë vjeshtës dhe dimrit regjistroi nivel shumë më të madh të infeksionit. Gjatë javëve të fundit në vendin prej 83 milionë banorëve në ditë janë regjistruar qindra raste të vdekjes, ndonjëherë edhe mbi 1.000. Gjermania nga 10 janari ka tejkaluar 40 mijë raste të vdekjes.
Nga ana tjetër, Kancelarja gjermane, Angela Merkel të enjten tha se shifrat e fundit të rasteve të vdekjes janë “të tmerrshme”.
“Këto nuk janë vetëm numra, ata janë njerëz që humbën jetën. Ka familje që i vajtojnë”, tha ajo.
Sipas saj, numri i rasteve të përditshme të koronavirusit ka rënë ndërsa më i vogël është edhe numri i personave në kujdesin intensiv se gjatë festave të Krishtlindjes.
Ndërkohë, Evropa, Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Spanja, kanë më pak banorë edhe më tej kanë numër më të madh të rasteve të vdekjes.
Shefi i institutit “Robert Koch” Lothar Wieler këtë javë tha se shpjegimi për vdekjet e larta është “relativisht i thjeshtë, por relativisht dëshpërues”.
“Rritja thjeshtë lidhet me faktin se numri i rasteve të koronavirusit është rritur kaq shumë”, tha ai.
Shifrat ditore të të infektuarve arritën maksimumin në dhjetor. Sot Instituti “Roberth Koch” njoftoi 17.862 raste të reja, në krahasim me 22.368 para shtatë ditëve ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve në Gjermani është më shumë se 2.1 milionë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













