Lajme
Gjermani: Mijëra njerëz protestuan kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë
Për shkak të protestave masive, fillimi i kongresit së partisë federale të AfD në Riesa, Saksoni u vonua dy orë. Demonstruesit bllokuan rrugët hyrëse. Atmosferë e ndezur mes protestuesve dhe policisë.
Disa mijëra njerëz protestuan mëngjesin e së shtunës (11.1) në Riesa, Saksoni, kundër konferencës së planifikuar të partisë populiste, AfD. Grupe demonstruesish të ardhur nga e gjithë Gjermania bllokuan rrugët hyrëse në qytet dhe në sallën e eventeve “WT Arena”, ku zhvillohet konferenca e partisë, pjesërisht ekstremiste të djathtë, AfD.
Për shkak se vetëm disa nga rreth 600 delegatët e AfD-së arritën në kohë në sallë, takimi filloi me vonesë në mesditë, rreth dy orë. Sipas informacioneve nga qarqet partiake, u vonua edhe bashkëkryetarja e AfD, Alice Weidel, e cila do të emërohet si kandidate e AfD-së për kancelare në mbledhjen dyditore.
Organizatorët e protestës flasin për “sukses të plotë”
Për protestën këtë kishin bërë thirrje disa organizata të shoqërisë civile dhe sindikata. Një zëdhënëse e aleancës së veprimit “Kundërshtoj”, e cila ndihmoi në organizimin e mitingjeve, e përshkroi aksionin e protestës si një “sukses të plotë”. Ajo ende nuk ishte në gjendje të jepte vlerësime për numrin e pjesëmarrësve. Sipas autoriteteve, në Riesa priten deri në 10,000 demonstrues.
Organizatorja i tha agjencisë së lajmeve AFP, se “ky është demonstrimi më i madh që Riesa ka parë ndonjëherë”, dhe raportoi për “përleshje” individuale me forcat e sigurisë. Qëllimi i deklaruar i “Kundërshtoj” është të organizojë “mosbindje masive civile kundër konferencës së partisë federale tëAfD”./DW
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













