Bota
Gjermani: Mungesë e fuqisë punëtore të kualifikuar
Nga katër ekonomitë më të mëdha europiane, Gjermania po përballet me mungesën më të madhe, sipas sondazheve të Komisionit Europian
Ndërsa Gjermania përballet me një krizë energjetike që kërcënon të ardhmen e saj si një lider industrial, një mungesë akute e punëtorëve po krijon problemet për prodhuesit që tashmë po luftojnë për të qëndruar konkurrues.
Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, e shkaktuar nga një popullsi në plakje dhe e përkeqësuar nga pandemia, po ‘zbraz’ prodhuesit nga Airbus SE tek BMW AG në BASF SE nga stafi që u nevojitet për të mbajtur ritmin me kërkesën. Sondazhet e fundit zbuluan se një rekord 50% e firmave po ulin prodhimin për shkak të problemeve me personelin dhe kjo po i kushton ekonomisë deri në 85 miliardë dollarë në vit, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Një rritje e madhe e kostos së punës mund të jetë një ndihmë për punëtorët, por për ekonominë më të madhe të Evropës, është një goditje për konkurrencën që vështirë se mund të vijë në një kohë më të keqe.
Prodhuesit gjermanë, veçanërisht ata që kërkojnë më shumë energji, si prodhuesit e kimikateve, qelqit dhe qeramikës, kanë parë tashmë avullimin e marzheve për shkak të kostove në rritje. Disave u është dashur të mbyllin fabrikat ose të zhvendosin prodhimin jashtë vendit.
Mungesa e fuqisë punëtore po rrit presionin. Me një kërkesë të lartë për punëtorët dhe inflacionin që u hodh në 10.9% muajin e kaluar, norma më e shpejtë që nga futja e euros më shumë se 20 vjet më parë, stafi gjerman i sektorit publik po kërkon një rritje pagash prej 10.5%, ndërsa punëtorët e metaleve kërkojnë një rritje prej 8%.
Rritja e shpejtë e pagave mund të ndihmojë në forcimin e inflacionit, duke krijuar një dhimbje koke për politikëbërësit. Trendi mund ta shtyjë Bankën Qendrore Europiane të shtrëngojë më fort, edhe pse perspektiva ekonomike po përkeqësohet.
Firmat po bëhen kreative. Disa fabrika po instalojnë pajisje ergonomike për t’i mbajtur punëtorët në linjat e montimit që kërkojnë fizikisht deri në të 60-at e tyre. Të tjerë po ofrojnë javë pune katër-ditore dhe po nënshkruajnë përfitime si ekskursione me parashutë.
Nga katër ekonomitë më të mëdha europiane, Gjermania po përballet me mungesën më të madhe, sipas sondazheve të Komisionit Europian. Arsyet për krizën janë të ndryshme, por shtytësi më i rëndësishëm është demografia.
Agjencia gjermane e punësimit e vendos mungesën në 360,000 deri në 380,000 punëtorëve në vit dhe e sheh atë të rritet deri në 500,000 deri në fund të dekadës.
E-Diaspora
-
Vjenë
Vjenë: Startup-i austriako-shqiptar siguron 3.6 milionë dollarë investim për platformën e dizajnit me AI Startup-i austriako-shqiptar me bazë në Vjenë numëron 60 mijë përdorues dhe qindra klientë pagues, ndërsa versioni... -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”














