Lajme
Gjermani: Nis stërvitja më e madhe ajrore e NATO-s në Evropë
Në Gjermani NATO ka nisur stërvitjen më të madhe ajrore ndonjëherë në Evropë. Kjo bëhet për të shfaqur unitetin drejt partnerëve dhe ndaj kërcënimeve të mundshme, sikurse Rusia.
Në stërvitjet “Air Defender 23”, që udhëhiqen nga Gjermania, do të përfshihen rreth 250 avionë luftarakë nga 25 shtete të NATO-s dhe shtetet partnere, përfshirë Japoninë dhe Suedinë. Stërvitjet do të zgjasin deri më 23 qershor, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Deri në 10.000 ushtarë marrin pjesë në stërvitjet që kanë për synim të rrisin ndërveprimin dhe gatishmërinë për t’u mbrojtur ndaj sulmeve me dronë dhe raketa, në rast të ndonjë sulmi brenda territorit të NATO-s.
“Mesazhi i rëndësishëm që po dërgojnë është se ne mund të mbrojmë veten”, tha gjenerallejtënant Ingo Gerhartz.
Stërvitjet “Air Defender” u krijuan më 2018 si pjesë e përgjigjes ndaj aneksimit të Rusisë të gadishullit ukrainas të Krimesë, edhe pse Gerhartz insistoi se ky më nuk është synimi.
Ai tha se stërvitjet “nuk do të dërgojnë, për shembull, asnjë avion në drejtim të Kaliningradit”, një enklavë ruse që gjendet në kufi me shtetet anëtare të aleancës, Poloninë dhe Lituaninë.
“Ne jemi aleancë mbrojtëse dhe kështu janë planifikuar këto stërvitje”, tha ai.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë Qeveria federale ka analizuar disa masa për ta luftuar këtë fenomen, përfshirë përdorimin e “radarëve të... -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet










