Lajme
Gjermani: Reagime të shumta ndaj protestave kundër masave izoluese
Është bërë e ditur se ka pasur shumë reagime të shqetësuara në Gjermani pas protestave të fundjavës kundër kufizimeve për shkak të pandemisë. Frikë nga marrja peng e protestave prej ekstremistëve të djathtë e keqpërdorimit të tyre nga forca antidemokratike, shkruan DW.
Thuhet se pas demonstratave kundër masave kufizuese që janë marrë në kuadër të pandemisë së Coronës, politikanë kryesorë gjermanë shprehin shqetësimin e paralajmërojnë nga radikalizimi i tyre. Kush e mohon një pandemi dhe bën thirrje për shkelje të masave mbrojtëse, përdor paturpësisht pasigurinë e njerëzve për të destabilizuar e ndarë shoqërinë, tha bashkëkryetarja e Partisë Socialdemokrate, SPD, Saskia Esken, për gazetat e grupit Funke Mediengruppe. “Të heqësh vështrimin e të heshtësh, nuk ndihmon. Këtu duhet të dalim kundër si demokratë të aftë për debat”. Esken theksoi, se dhuna kundër policëve nuk duhet të tolerohet, ashtu edhe sulmet ndaj gazetarëve.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Paul Ziemiak, mbajti qëndrim të qartë. “Ne nuk lejojmë që ekstremistët të përdorin krizën e Coronës si platformë për propagandën e tyre armiqësore kundër demokracisë”, tha Ziemiak. Shqetësimet e njerëzve ne i marrim seriozisht, por duhet të veprojmë me konsekuencë kundër atyre që i nxehin edhe më shumë shqetësimet e njerëzve me teori konspirative e lajme të rreme.
Protestat rrezikohen të merren peng nga ekstremistët e djathtë
Protestat kanë sjellë shqetësim, sepse në disa prej tyre mes demonstruesve janë përzier ekstremistë të djathtë dhe përkrahës të teorive konspirative. Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të Të Gjelbërve në Bundestag, Konstantin von Notz, u shpreh se është legjitime të kritikosh masat dhe të shprehësh pakënaqësinë. “Por shkojnë e bashkohen të gjithë ata që vënë pikëpyetje mbi sistemin dhe politikanët i quajnë marioneta të George Soros apo Bill Gates”, tha von Notz për gazetën “Die Welt”.
Sipas drejtorit të Zyrës Federale të Kriminalistikës, Holger Münch, teoricienët konspirativë e “kanë pritur me mirënjohje” temën e virusit Corona. Të hënën në Berlin ai tha, se në javët e para të pandemisë nuk ka pasur më shumë përmbajtje të tilla, sepse virusi luante një rol më të madh. Me fillimin e demonstratave, filluan sidomos aktorë të spektrit të ekstremit të djathtë të përpiqen të marrin peng protestat e qytetarëve. Kërkohet më shumë shpjegim për virusin, si edhe për mundësitë e mbështetjes ekonomike, që protestat të mos marrin përmasa shqetësuese. Münch e sheh si të mundur, që të ketë zhvillime të përafërta me ato gjatë krizës së refugjatëve.
Reagime shkaktoi të hënën edhe një letër e një punonjësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjermane, në të cilën ai e sheh me dyshim strategjinë kundër pandemisë së Coronës, duke përdorur për këtë logon zyrtare të departamentit të tij. Sipas raportimeve të mediave, ai bën fjalë për “alarm global të gabuar”. Ministria Federale e hodhi poshtë këtë letër, duke e cilësuar si “mendim privat”. Sipas “Spiegel”, ky punonjës u lirua nga funksionet. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu), ndoshta jeni njohur...
-
Cilat profesione janë më të paarritshme nga të huajt në Zvicër
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR?
-
Restoranti i famshëm indian nuk mund të hapet në Cyrih, pasi kuzhinierëve iu refuzuan lejet
-
Përhapet mushkonja tigër: Zbulohen dy lloje në Aargau