Lajme
Gjermani, rënia ekonomike doli të ishte më e fortë nga sa supozohej
Duket se mbyllja e dytë për zbutjen e pandemisë e ngadalësoi ekonominë gjermane në fillim të vitit. Rënia ekonomike doli të ishte disi më e fortë nga sa supozohej më parë.
Ndërkohë, prodhimi i brendshëm bruto, në tremujorin e parë të vitit 2021, u zvogëlua me 1.8 për qind, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, siç njoftoi të martën Zyra Federale e Statistikave. Në një llogaritje paraprake të mëparshme rënia ishte 1,7 për qind.
Vlen të theksohet se Gjermania pati kështu një fillimviti relativisht të dobët në krahasim me zonën e euros, e cila pësoi një humbje prej vetëm 0.6 për qind, ndërsa ekonomia më e madhe në botë, SHBA, u rrit me 1.6 për qind, edhe falë vaksinimit të shpejtë.
Në veçanti, konsumi privat, i cili normalisht është një shtyllë solide e ekonomisë së brendshme, ka pësuar humbje. Kufizimet e zgjatura dhe deri diku të shtrënguara në luftën kundër pandemisë, e ngadalësuan sidomos xhiron e shitjes me pakicë, e hoteleve dhe restoranteve: konsumi privat ra me 5,4 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Goditjet e fundit të pandemisë?
Pas rënies në fillim të krizës së Koronës në pranverën e vitit 2020, ekonomia më e madhe e Evropës fillimisht u rrit për dy tremujorë radhazi. “Sado të hidhura që ishin goditjet prapakthyese në tremujorin e parë të këtij viti, ato ishin të fundit për momentin”, thotë kryeekonomisti i VP Bank, Thomas Gitzel. “Rënia e ndjeshme e incidencës dhe shtimi i imunizimit të pjesëve të gjera të popullsisë do të bëjnë të mundur hapjen. Po afrohet një verë e relaksuar, që do të sjellë më shumë para në arkat e dyqaneve”.
Pika e dobët e ekonomisë, megjithatë, mbetet mungesa e materialeve, sipas Gitzel. “Mungesa akute e materialeve gjysmëpërçuese është bërë një sprovë serioze për industrinë gjermane të automobilëve – të paktën në planin afatshkurtër, tha Gitzel”. Por ka edhe një mungesë materialesh në industrinë e ndërtimit, duke filluar nga druri e deri te boja. “Lajmi i mirë, megjithatë, është se efektet rikuperuese në sektorin e shërbimeve do të jenë aq të forta saqë, në planin makroekonomik, ato do të kompensojnë edhe humbjet e shkaktuara nga mungesa materiale në industri”.
Në parashikimin e saj më të fundit, qeveria federale përllogariste një rritje me afro 3,5 për qind. Prodhimi ekonomik ra vitin e kaluar me rreth 5 për qind. Por Banka Federale parashikon se niveli i para krizës do të arrihet përsëri në vitin e ardhshëm.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














