Lajme
Gjermani: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak mund të rikthehet
Ministri Federal i Mbrojtjes, Boris Pistorius beson se një rikthim i shërbimit të detyrueshëm ushtarak është i mundur teksa u shpreh se heqja e tij kishte qenë gabim, shkruan DW.
Sipas tij, gjermanët në përgjithësi duhej të jenë gati për një ndryshim në mentalitet. Kohët e përfitimit nga paqja dhe të shpenzimeve të ulëta të mbrojtjes kanë mbaruar. Tutje ai u shpreh se tani duhet të jemi në gjendje të pengojmë përsëri një agresor të mundshëm – pavarësisht nëse u pëlqen apo jo kjo të gjithëve.
Në këtë kontekst, ministri i Mbrojtjes përsëriti edhe formulimin e tij, që ka ngjallur polemika se Bundeswehr duhet të jetë i “aftë për luftë”.
Debat për rekrutimin
Shërbimi i detyrueshëm ushtarak ishte temë në konferencën e Bundeswehr-it pothuajse një muaj më parë. Shoqata e Bundeswehr-it e kishte përshkruar rifutjen si një “mënyrë të fundit” për rekrutimin e personelit teksa u konsiderua se në përgjithësi duhet të ketë edhe kushte më tërheqëse.
Ndryshe, shërbimi i detyrueshëm ushtarak u pezullua në Gjermani në korrik 2011, pas 55 vjetësh, nën ministrin e atëhershëm të Mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg (CSU).
Në praktikë kjo çoi në një eleminim të kryerjes shërbimit ushtarak dhe të shërbimit civil në komunitet.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ema Hoti, finaliste në “Miss Universe Switzerland” Shqiptarja Ema Hoti është përzgjedhur finaliste nga 250 vajza që ishin konkurrente ...
-
Stokholm: Petrit Gora, drejtor i REX i Animation Film Festival
-
Itali: Vallja shqiptare doli fituese e festivalit folklorik internacional
-
Filmi “Pikë uji” është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në garën për Oscar
-
Sylë Mujaj, ekspozitë në Paradiso (Lugano): Arti që kalon kufijtë kombëtarë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Ema Hoti, finaliste në “Miss Universe Switzerland” Shqiptarja Ema Hoti është përzgjedhur finaliste nga 250 vajza që ishin konkurrente ...
-
Gjithçka që ndryshon në Zvicër gjatë tetorit
-
Zvicër: Rriten kërkesa për shtëpi për një familje
-
Protesta simbolike e mjekëve të Gjenevës, pse ndodhi
-
Për herë të parë, Zvicra ka zyrtarisht nëntë milionë banorë