Kosova
Gjermani: Vendet turistike të Kosovës prezantohen në mesin e 180 vendeve të botës
Kosova në në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “ITB Berlin”
Kosova është vend turistik dhe ksisoj potencialet turistike të saj po prezantohen në mesin e mbi 180 vendeve pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “ITB Berlin” që po mbahet nga data 07 mars 2023 në Berlin të Gjermanisë, shkruan albinfo.ch.
Në këtë panair shtatë operatorë turistikë dhe agjenci turistike nga vendi ynë: Kosovo Holiday, Balkan Natural Adventure, Euro Koha, Fibula Travel, Balkan Destination, Outdoor Kosovo dhe Fluturime, janë duke prezantuar ofertat e tyre turistike si dhe mundësitë që ofron Kosova në përgjithësi në fushën e turizmit.
Kosova në këtë panair ka një shtand me hapësirë prej 36m2, i cili gjendet në pavijonin 1.2, në stendën numër 211, që është siguruar nga MINT, përkatësisht KIESA.
Shtandi i Kosovës po vizitohet nga pjesëmarrës të shumtë në këtë panair.
Panairi është i hapur nga data 07 – 09 mars 2023.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës















