Lajme
Gjermania dhe Franca përballen me përmbytje
Teksa reshjet e dëborës dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në shumë shtete, edhe në Evropë janë regjistruar edhe temperatura jashtëzakonisht të ftohta, përcjell albinfo.ch.
Mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike në vendet nordike, ndërsa të tjerë kanë mbetur të bllokuar në makinat e tyre për orë të tëra përgjatë autostradave të bllokuara, raporton sot SKY NEWS.
Energjia elektrike u ndërpre në rreth 4,000 shtëpi në Suedi, ku temperaturat ranë në -38 gradë Celsius, sipas radios publike suedeze.
Në komunën Enontekio në Finlandë, pranë kufirit me Norvegjinë dhe Suedinë, regjistroi temperaturën më të ulët të vendit këtë dimër në -43.1C.
Ndërkaq, në Gjermani reshjet e dendura të shiut kanë rifilluar në rajonet që kanë përjetuar përmbytje të vazhdueshme gjatë dy javëve të fundit.
Pas disa ditësh shiu dhe rritje të ujërave, disa qytete në Francën veriore mbetën nën ujë.
Një burrë 73-vjeçar u gjet i vdekur në makinën e tij pjesërisht të zhytur në ujë pranë qytetit të Nantes, tha shërbimi kombëtar i xhandarmëve të Francës.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













