Lajme
Gjermania dhe Suedia lejojnë vaksinën AstraZeneca për personat mbi 65 vjeç
Gjermania tashmë lejon përdorimin e vaksinës AstraZeneca/Oxford kundër Covid-19, edhe për personat mbi moshën 65 vjeç.
“Komisioni i vaksinave tani rekomandon vaksinën AstraZeneca edhe për njerëzit mbi 65 vjeç. Ky është një lajm i mirë për njerëzit e moshuar që po presin të marrin vaksinën”, tha ministri i shëndetësisë, Jens Spahn.
Gjermania tha më parë se nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për të miratuar vaksinën për qytetarët e moshuar, por ka ndryshuar pozicionin e saj pas studimeve të fundit.
“Të dhënat e reja tregojnë gjithashtu se vaksina është edhe më efektive kur doza e parë dhe e dytë administrohen brenda 12 javësh”, citohet të ketë thënë Spah, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Përveç Gjermanisë, bëhet e ditur se edhe Suedia gjithashtu ka dhënë rekomandimin e saj për vaksinën AstraZeneca/Oxford për Covid për njerëzit e moshës mbi 65 vjeç.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











