Lajme

Gjermania do të dërgojë armatim të rëndë në Ukrainë

Gjermania do të dërgojë shtatë obusë në Ukrainë, tha ministria e Mbrojtjes të premten, duke shtuar kështu dërgesat e armëve të rënda për t’i ndihmuar Kievit kundër pushtimit rus, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se obusët e llojit Panzerhaubitze 2000 s janë nga stoku i ushtrisë dhe aktualisht Gjermania nuk i përdor të njëjtit.

Ky njoftim i Gjermanisë vjen pasi pesë obusë të modelit të njëjtë iu dërguan Ukrainës nga Holanda, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, gjatë vizitës në Sllovaki.

Ushtria gjermane ka rreth 100 obusë 2000 s në stok, por vetëm 40 prej tyre janë të gatshëm për luftime.

Ende nuk është dhënë ndonjë datë se kur do të dërgohen këto armë në Ukrainë.

Ushtarët ukrainas pritet që javën e ardhshme të trajnohen në Gjermani për të përdorur obusët.

Qeveria e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, është përballur me kritika pasi nuk ka ofruar armatime për Ukrainën, aq sa kanë ofruar aleatët perëndimorë. Por, në fund të prillit, Berlini u pajtua që të dërgonte tanke në Ukrainë. /Rel