Bota
Gjermania do të dyfishojë dëbimin e refugjatëve
Altmeier i cili është edhe koordinator i qeverisë gjermane për refugjatët, ka kërkuar nga landet të dyfishojnë numrin e dëbimeve për azilkërkuesit, të cilëve iu është refuzuar kërkesa e azilit
Ministri i zyrës së kancelares Merkel, Peter Altmeier ka thënë për mediet se landet gjermane do të rrisin në mënyrë të ndjeshme numrin e dëbimeve. Për të realizuar këtë, Berlini pritet të lidhë marrëveshje kthimi me shtete të tjera.
Altmeier i cili është edhe koordinator i qeverisë gjermane për refugjatët, ka kërkuar nga landet të dyfishojnë numrin e dëbimeve për azilkërkuesit, të cilëve iu është refuzuar kërkesa e azilit. Në vitin e kaluar ka pasur 37.220 persona të kthyer vullnetarisht. Numrin më të madh të të kthyerve e kanë përbërë personat nga Shqipëria, Kosova e Serbia. Ndërkohë 22.000 vetë janë dëbuar, ka thënë kreu i zyrës së kancelares, Altmeier për grupin mediatik, “Funke Mediengruppe”. Si kufi realist për vitin 2016, Altmeier ka vënë dyfishimin e këtyre shifrave. Politikani i CDU-së ka theksuar se “tani kërkohet veprimi i landeve”, shkruan dw.de.
Aktualisht Zyra Federale për Migracionin e Azilin (BAMF) trajton 50.000 kërkesa në muaj, më shumë se një e treta e kërkesave refuzohen. “Ne duhet të kujdesemi që të rritet dukshëm numri i të kthyerve,” thotë Altmeier.
“Më mirë se pritej”
Ministri i kancelarisë, Altmeier ka lëvduar marrëveshjen me Turqinë. Ujdia me Turqinë për kthimin e refugjatëve funksionon më mirë se ç’e prisnim të gjithë. „Qëllimi ynë ishte dhe është të reduktojmë dukshëm numrin e refugjatëve“, thotë Altmeier. „Kjo duket se po ka sukses.“
Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbështet aktualisht arritjen e ujdie me Libinë. „Tani kemi para nesh detyrën të arrijmë të bëjmë një bashkëpunim të tillë edhe me Libinë“, tha kryetarja e partisë kristiandemokrate, CDU, para të deleguarve të landit Berlin. Për të mbrojtur kufijtë e jashtëm të BE-së nuk ka rrugë tjetër më të mirë se marrëveshje me shtetet fqinjë. „Prej disa ditësh kemi një qeveri uniteti që më në fund ka mbërritur në Tripoli“, ka thënë Merkel duke iu referuar kështu qeverisë së përkohshme të ndërmjetësuar me ndihmën e OKB-së, në vendin e goditur nga lufta civile.
„Dhe nga fakti nëse do ia dalim të bëjmë një marrëveshje të arsyeshme me Libinë, varet edhe kontrollimi i itinerarit përmes Italisë, ashtu siç kemi bërë me Turqinë“, thotë ajo. Në Libi sundon kaosi që nga rrëzimi i diktatorit, Muamar al-Gadafi para pesë vjetësh. Për shkak të afërsisë me Italinë, ky vend është kthyer në stacion të ndërmjetëm për shumë afrikanë dhe arabë që duan të vijnë në Europë.
Gjermania pret ndihmë nga vendet e origjinës
Muajt e fundit Gjermania dhe BE ia kanë dalë të ndihmojnë Turqinë, Jordaninë dhe Libanin në furnizimin e kujdesin e refugjatëve. „Më mirë është të ndihmojmë njerëzit për një jetë të durueshme pranë vendlindjes, se sa të vijnë të gjithë këtu ku na duhet bëjmë të gjithë punën e integrimit”, ka thënë Merkel. Nga ana tjetër ajo ka premtuar ndihmë për vendet afrikanoveriore në mënyrë që të rinjtë ta shohin perspektivën e jetës në këto vende.
Ndërkohë Gjermania dhe Afganistani kanë shënuar progres në drejtim të një marrëveshje pranimi të të kthyerve. Një projektmarrëveshje do t’i ofrohet ambasadës gjermane në Kabul javën e ardhshme, ka thënë ministri afgan për Refugjatët, Said Hussain Alemi Balkhi, agjencisë gjermane të lajmeve, dpa. Propozimin gjerman pala afgane e ka në dorë që prej një muaji. Priten së shpejti bisedime, por deri atëherë Afganistani nuk do të pranojë kthimin e refugjatëve afganë. Sipas ministrit afgan, marrëveshja parashikon të mos dëbohen „gratë, fëmijët, të moshuarit dhe afganët e sëmurë.“ Nga burime të tjera mësohet se Afganistani dëshiron që Gjermania të ndërtojë apartamente për refugjatët e kthyer, ose t’u mundësojë atyre një kualifikim më parë në Gjermani.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Fluturimi i SWISS devijohet për në Kazakistan, njëri nga pilotët kishte probleme shëndetësore Një aeroplan i Swiss International Air Lines (SWISS) që bëri një ndalesë të paplanifikuar në Kazakistan... -
Si dëshiron e djathta ekstreme e Zvicrës të kompensojë për më pak emigrantë -
Besimi i konsumatorëve zviceranë rritet, por mbetet i dobët -
Lufta me Iranin pritet të ndikojë negativisht në turizmin zviceran -
Mjekët kërkojnë para para operacionit, një praktikë shpesh e dyshimtë në Zvicër












