Shqipëria
Gjermania e bindur se negociatat me Shqipërinë duhet të hapen
"Mesazhi kryesor është që parakushtet e përcaktuara për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE janë përmbushur", ka deklaruar Knut Fleckenstein
Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein ka deklaruar se Gjermania është e bindur që tashmë negociatat me Shqipërinë duhet të hapen.
Sipas Fleckenstein, e rëndësishme, është që edhe nëse ka kushte, vendimi të mos të kthehet sërish në Këshillin e ministrave pas raportimit të mëtejshëm të Komisionit Evropian, shkruan Abc news.
“Mesazhi kryesor është që parakushtet e përcaktuara për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE janë përmbushur.
Kjo nuk do të thotë që puna ka mbaruar. Ne e dimë që ka probleme. Po, ka probleme me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Edhe reforma në drejtësi është në zbatim e sipër, por nuk është zbatuar gjithçka”, është shprehur ai, përcjell albinfo.ch.
“Pra, ka kaq shumë punë përpara. Duhet të përqendrohemi te çështja e pronës, tek rritja ekonomike, punësimi dhe shumë kritere të tjera.
Së pari, për qeverinë e Tiranës, por edhe për ne për të mbështetur dhe për të promovuar këtë punë, nëse ajo shkon në drejtimin e duhur.
Por parakushtet për hapjen e negociatave janë përmbushur dhe ky është qëndrimi i pothuajse të gjitha grupimeve politike në Parlamentin Evropian dhe Komisionit Evropian”, është shprehur Knut Fleckenstein.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj Shumë pak mësues po trajnohen në Zvicër, me një mungesë të rëndësishme që pritet deri në...
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut
-
Ndërprehet linja e trenit midis Brig në Valais dhe Italisë
-
Gjuha shqipe forcon integrimin