Lajme
Gjermania e heq sot Kosovën nga lista e zonave të rrezikut për COVID-19
Nga sot, Kosova nuk do të jetë më pjesë e listës së shteteve që Gjermania i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me COVID-19.
Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Libani, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Qipro dhe Ukraina janë hequr po ashtu nga lista e zonave të rrezikut.
Kjo vlen edhe për dy rajone në Norvegji dhe ishullin Madeira në Portugali. Kushdo që vjen në Gjermani nga këto zona nga toka në të ardhmen nuk i duhet kufizim hyrjeje për shkak të Coronas.
Për të gjitha këto vende dhe rajone, Ministria e Jashtme gjermane nuk bën më paralajmërim për udhëtimet.
SHBA dhe Kanada gjithashtu që nga e diela nuk janë më zona rreziku. Megjithatë, në këto dy shtete ekziston ende ndalimi i hyrjes për gjermanët që nuk jetojnë atje.
Për shkak të numrit në rënie të infektimeve me Corona, qeveria federale heq nga lista e shteteve zona rreziku edhe gjithë Austrinë dhe pjesë të Greqisë, Kroacisë dhe Zvicrës. Kjo u njoftua nga Instituti Robert Koch (RKI). BE po punon për një “frenë emergjence” nëse situata përkeqësohet përsëri.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Solothurnit ndalon notin në lumenj Nxehtësia dhe thatësira po shkaktojnë probleme për Zvicrën. Kantoni i Solothurnit ka tërhequr kufirin dhe ka... -
Skyguide: Më pak pushime nga puna sesa pritej -
Qiratë në rritje në të gjithë Zvicrën -
Numër rekord i bankierëve zviceranë të papunë -
Turizmi nuk ka pësuar nga zjarri fatal në Crans-Montana











