Lajme
Gjermania forcon kontrollin mbi AfD-në, gjykata jep dritën jeshile për monitorim
Një vendim i rëndësishëm gjyqësor në Gjermani ka hapur rrugën për mbikëqyrje të zgjeruar ndaj partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD). Gjykata Federale Administrative në Leipzig hodhi poshtë ankesën e kësaj partie kundër klasifikimit të saj si “ekstremist i dyshuar i krahut të djathtë” nga shërbimi i inteligjencës gjermane, duke e bërë kështu të mundur vëzhgimin e saj me të gjitha mjetet ligjore, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Vendimi i së martës është përfundimtar dhe përforcon qëndrimin e Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), e cila ka theksuar prej kohësh se në strukturat e AfD-së ekzistojnë elemente që përbëjnë rrezik për rendin demokratik dhe kushtetues të Gjermanisë.
Në argumentimin e saj, gjykata mbështeti gjithashtu edhe vendimin paraprak të Gjykatës së Lartë Administrative në Münster, i cili në maj të vitit 2024 kishte konstatuar se ekziston “dyshim i justifikuar” që një pjesë e madhe e anëtarëve të AfD-së mbështet ide antikushtetuese dhe diskriminuese, veçanërisht ndaj qytetarëve me prejardhje migrimi.
Kjo klasifikim u përmirësua nga “i dyshuar” në “ekstremist i konfirmuar” nga BfV në maj të këtij viti, por aktualisht ky status është pezulluar përkohësisht për shkak të një procesi të veçantë ligjor që pritet të zgjasë me vite, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, vendimi i së martës lejon tashmë që autoritetet të përdorin masa të tilla si rekrutimi i informatorëve të fshehtë, vëzhgimi i komunikimeve dhe aktiviteteve të partisë, dhe ndërmarrja e masave të tjera për parandalimin e rrezikut kushtetues.
Në disa shtete federale të Gjermanisë, degët rajonale të AfD-së tashmë po monitorohen si grupe ekstremiste të konfirmuara, ndërsa në nivel kombëtar partia mban pozitën e forcës më të madhe opozitare në Bundestag, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













