Lajme
Gjermania i ofron Rusisë mbështetje në zhvillimin e vaksinave Sputnik
"Përtej të gjitha dallimeve politike që janë aktualisht të mëdha, ne megjithatë mund të punojmë së bashku në një pandemi, në një zonë humanitare", u tha Merkel gazetarëve
Gjermania i ka ofruar Rusisë mbështetje në zhvillimin e vaksinës së saj antikoronavirus Sputnik V, tha të enjten kancelarja Angela Merkel, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet ruse thanë të mërkurën se kanë aplikuar për regjistrimin e Sputnik V në Bashkimin Evropian.
“Përtej të gjitha dallimeve politike që janë aktualisht të mëdha, ne megjithatë mund të punojmë së bashku në një pandemi, në një zonë humanitare”, u tha Merkel gazetarëve. Në lidhje me aplikimin e Moskës në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA), udhëheqësja gjermane tha se ajo “ka ofruar që Instituti ynë Paul Ehrlich … të mbështesë Rusinë në të”. Instituti Paul Ehrlich është organi rregullator i mjekësisë në Gjermani. “Dhe nëse kjo vaksinë miratohet nga EMA, atëherë mund të flasim për prodhim të përbashkët ose gjithashtu për përdorim”, tha tutje Merkel.
Zhvilluesit e saj kanë thënë që vaksina është më shumë se 90 për qind efektive dhe Rusia nisi fushatën e saj të vaksinimit masiv duke përdorur vaksinimin këtë javë. Fondi Rus i Investimeve Direkte që ndihmoi në zhvillimin e vaksinës, thotë se Sputnik është regjistruar tashmë në një numër vendesh, përfshirë Bjellorusinë, Venezuelën, Bolivinë dhe Algjerinë, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih












