Lajme

Qeveria e re e Gjermanisë fokusohet për ndryshimet klimatike

Qeveria gjermane jka ndarë shumën prej 60 miliardë euro për të luftuar krizën klimatike.

Investimi është pjesë e një buxheti të ri për të inkurajuar një zhvendosje drejt një ekonomie të gjelbër, thonë zyrtarët.

Buxheti, i miratuar unanimisht nga kabineti i kancelarit Olaf Scholz, do të kanalizojë miliarda euro të borxhit të papërdorur në buxhetin federal të këtij viti për të luftuar ndyshimet klimatike.

Në parim u ra dakord për buxhetin muajin e kaluar nga socialdemokratët e qendrës së majtë (SPD), të Gjelbrit dhe nga ana fiskale më të kujdesshëm Demokratët e Lirë (FDP), transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch

Koalicioni dëshiron të shpërndajë fondet për të bërë investime publike në masat e mbrojtjes së klimës, nga pikat e karikimit për automjetet elektrike deri te izolimi më i mirë i shtëpive dhe dixhitalizimi i ekonomisë.

Përveç 60 miliardë eurove, qeveria do të kanalizojë rreth 18 miliardë euro të ardhura nga taksat, kryesisht që rrjedhin nga taksat mjedisore dhe skema e tregtimit të emetimeve të CO2.