E-Diaspora
Gjermania kërkon infermierë të huaj
Gati dy të tretat e qendrave të përkujdesjes për të sëmurët kronikë dhe të moshuarit kanë vende pune të lira, mesatarisht në çdo sipërmarrje mungojnë 4.3 punonjës
Këtë e konstatoi tani në një studim Qendra për Kërkimet Ekonomike Evropiane (ZEW), transmeton DW.
Janë anketuar rreth 600 punëdhënës të degës ekonomike të përkujdesjes shëndetësore dhe tre të katërtat e tyre e karakterizuan plotësimin e vendeve të lira të punës si të vështirë.
Megjithatë, vetëm 16 përqind e sipërmarrjeve e kanë shfrytëzuar botën e jashtme për rekrutimin e punonjësve të huaj. Ato preferojnë që të tërheqin më mirë personel nga sipërmarrjet konkurente.
Shumë prej sipërmarrjeve të pyetura me përvojë rekrutimi të fuqisë punëtore në botën e jashtme e quajnë shumë të mundimshëm këtë opsion dhe shumë të shtrenjtë.
Veç kësaj ekzistojnë edhe pengesa të mëdha juridike. 83 përqind të sipërmarrjeve kanë përvojë me njohjen nganjëherë të komplikuar të kualifikimeve dhe dëftesave.
Edhe vështirësitë me leje e migrimit për shtete të treta ushtrojnë me sa duket efekt frikësues tek punëdhënësit gjermanë.
Veçanërisht të vështirë e kanë sipërmarrje të vogla dhe të mesme. Studimi tregon: sa më e madhe të jetë sipërmarrja dhe sa më profesionist sektori i saj i burimeve njerëzore, aq më shumë punonjës të huaj arrin të fitojë.
61 përqind e personelit përkujdesës sanitar vijnë nga Spanja. 19 përqind vijnë nga Polonia dhe 16 përqind nga Kroacia.
Nga shtete jo anëtare të BE rrugën për në Gjermani e gjejnë para së gjithash fuqi punëtore nga Bosnjë-Hercegovina, Ukraina, Rusia, Kina dhe Filipinet.
Pasi vijnë këtu, ato gjejnë kryesisht mbështetje si nga kolegët, ashtu edhe nga punëdhënësit.
Para së gjithash lëvdohet angazhimi i tyre në punë. Gati gjysma e sipërmarrjeve të pyetura tha se angazhimi në punë i të huajve është madje më i lartë se i punonjësve gjermanë.
Për të zbutur mungesat në personel në qendrat gjermane për të sëmurët kronikë dhe për pleqtë, botuesit e studimit kërkojnë informime më të mira të sipërmarrjeve, që duan të rekrutojnë punonjës jashtë vendit. Më tej kërkohet që në të gjithë Gjermaninë të praktikohen procedura të njësuara për njohjen e profesionit të personelit sanitar, si dhe rregulla më të thjeshta dhe më transparente për migrimin.
Një studim i ZEW i vitit të kaluar arriti në përfundimin se migrimi është pozitiv jo vetëm për ekonominë, por edhe për shtetin social gjerman.
Kontributi i migrantëve për arkat e sigurimeve për pensionet, për institutet e sigurimit shëndetësor dhe sigurimin për të papunët mund të jetë më i lartë, sikur qasja e migrantëve në tregun gjerman të punës të ishte më e lehtë.
Por kjo duhet të nxitet në mënyrë aktive politikisht, rekomandojnë autorët e studimit të ZEW.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës Mbrëmjen e së shtunës në Toronto është hapur Java e Kulturës së Kosovës në Kanada me...
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
-
Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, takon homologun e tij nga Zvicra, Ignazio Cassis
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër” Nën realizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih këtë fundjavë është zhvilluar seminari me...
-
Valais: Dy turistë vdesin si pasojë e një orteku, i treti mbijetoi
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Si u bë Zvicra vendi nga ku rrjedh qumështi dhe çokollata
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim