Lajme
Gjermania kërkon miratim të shpejtë të ligjeve që mbrojnë hebrenjtë
Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, ka kërkuar miratimin të shpejtë të Aktit të Promovimit të Demokracisë të paraqitur nga qeveria, në kuadër të demonstratave antisemite në Gjermani.
“Ne duhet të forcojmë nismat që mbrojnë dhe mbështesin hebrenjtë tani. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë tani për Aktin e Promovimit të Demokracisë, të cilin ministrja e Familjes Lisa Paus dhe unë e prezantuam në Bundestag disa muaj më parë”, tha Faeser për gazetën “Rheinische Post”.
“Diskutimet parlamentare janë shumë të avancuara, tani duhet të kalohet shpejt”, tha politikania social-demokrate (SPD).
Ajo tha se ligji i ri do të nxiste dhe forconte në mënyrë të qëndrueshme nismat për të luftuar antisemitizmin.
“Kjo është absolutisht e nevojshme tani”, tha Faeser.
Akti i Promovimit të Demokracisë synon t’u sigurojë shoqatave dhe organizatave që punojnë për të forcuar demokracinë dhe për të parandaluar ekstremizmin një bazë më të mirë financiare në të ardhmen.
“Ne nuk mund ta udhëheqim luftën kundër antisemitizmit vetëm me autoritete të forta sigurie, por duhet gjithashtu të forcojmë forcat tona sociale. Ne duhet të largojmë urrejtjen kudo, qoftë në mediat sociale, në shkolla apo në rrugë”, tha Faeser.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













