Integrimi
Gjermania kishte informacione se drejt saj po vinin “300 mijë refugjatë nga Kosova”
Autoritetet gjermane njoftoheshin gjatë shkurtit se deri në fund të vitit Kosovën "mund ta braktisnin deri në 300 mijë veta, që është një e gjashta e popullatës"
Qeveria Federale e Gjermanisë ka qenë me kohë e njoftuar lidhur me fluksin e pritshëm të refugjatëve nga Ballkani po edhe të atyre nga vendet e Lindjes së afërme. Këtë e konfirmojnë burime nga Agjencia për Mbrojtjen e Kufijve të BE-së Frontex, shkruan gazeta “Welt am Sonntag”.
Ajo që është me interes në këtë kontekst është se Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë gjatë shkurtit i janë dërguar nga ambasada e tyre në Kosovë paralajmërime me vërejtjen se nga Kosova “për çdo ditë po iknin nga 800-1000 veta (plus shifrat e paregjistruara) për në Gjermani, transmeton albinfo.ch. Ata udhëtonin përmes Serbisë dhe Hungarisë. Dhe siç shkruan gazeta, vlerësohej se “deri ne fund të vitit me këtë trend, Kosovën mund ta braktisnin deri në 300 mijë veta, që është një e gjashta e popullatës”.
Shefi i Frontex-it Fabrice Leggeri kishte njoftuar parlamentarët gjermanë gjatë muajit qershor se në kufirin Turqi-Greqi kishte një rritje prej 550 për qind të numrit të kalimeve ilegale në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch albinfo.ch. Ai madje në fillim të vitit kishte deklaruar se “burimet tona flasin se në Libi janë të gatshëm ta lëshojnë vendin në mes 500 mijë dhe 1 milion veta. Këto shifra pastaj u janë përcjellë edhe Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë dhe zyrës së Kancelares.
Për mosreagimin e institucioneve më të larta gjermane, ato janë bërë së fundi cak i kritikave të shumta nga opinioni dhe mediet.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën