Lajme
Gjermania lanson biletat e transportit publik për vetëm 9 euro në muaj
Bileta mund të përdoret në mbarë vendin në autobusë dhe trena. E njëjta do të jetë në dispozicion për tre muaj.
Nga data 1 qershor deri më 31 gusht 2022 në Gjermani ofrohet një biletë mujore e transportit publik për vetëm 9 euro në muaj.
Qeveria federale javë më parë ka miratuar një paketë lehtësimi energjetik. Një komponent elementar janë biletat mujore të transportit vendor me zbritje për 9 euro secila, shkruan adac.de.
Bileta mujore e lirë u lancua nga Kabineti Federal, por ende duhet të kalojë nëpër Bundestag dhe Bundesrat në mes të majit.
Kush mund ta blejë biletën?
Të gjithë – pavarësisht nëse jeni abonent apo klient i ri. Bileta është personale dhe lëshohet në emër të një personi.
Ku vlen bileta 9 euro?
Në transportin lokal dhe rajonal në gjithë Gjermaninë. Përfshihen autobusë të rregullt, tramvaje, trena nëntokësorë, trena S-Bahn dhe trena rajonalë (klasi i dytë), trena ekspres rajonalë dhe tragete individuale të operuara nga HVV në Hamburg dhe BVG në Berlin.
Është planifikuar që bileta të jetë e disponueshme edhe për udhëtime në gjithë vendin. Nuk ka rëndësi se ku dhe nga kush e keni blerë biletën 9 euro. Për 9 euro mund të udhëtosh edhe nga Këlni në Berlin – me pak ndryshime dhe shumë kohë.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër










