Lajme
Gjermania lejon takimet për festat e fundvitit, ja çfarë vendime mori
“Vaksinat mund të mbërrijnë përpara Krishtlindjeve; kemi vendosur që së pari të vaksinohet personeli mjekësor”

Gjermania në muajt tetor dhe nëntor ka pasur rritje të konsiderueshme të infektimeve, këto të fundit ende janë evidente dhe të gjitha masat kanë ngjallur pakënaqësi te popullata gjermane me protesta dhe revoltë ndaj tyre.
Kjo ka bërë që Qeveria e Gjermanisë e kryesuar nga kancelarja, Angela Merkel, të mbajë një mbledhje urgjente me kryeminstrat e 16 Landeve, për të shqyrtuar masat dhe kufizimet rreth covid-19.
“Vaksinat mund të mbërrijnë përpara Krishtlindjeve; kemi vendosur që së pari të vaksinohet personeli mjekësor”.
Duke folur përpara Budestagut, kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se “vaksina përfaqëson dritën në fund të tunelit” në këtë moment të vështirë për të gjithë, pavarësisht se në muajt e stinës së ftohtë sipas saj, nuk do të arrijnë të gjithë të vaksinohen. Lidhur me përhapjen e infektimeve, shefja e ekzekutivit gjerman e bëri të qartë se nuk ka ende një kthim domethënës të tendencës.
Albinfo.ch ju sjell dy vendimet për festat e fundvitit, atë të Krishlindjeve dhe festën e Viit të Ri.
Për datat nga 23 dhjetori deri më 1 janar vlejnë masa të tjera për shkak të Krishtlindjeve, të cilat në Gjermani janë festat ku mblidhen familjet. Prandaj edhe lejohen takimet me deri 10 njerëz nga më shumë se dy familje, megjithëse këtu nuk numërohen fëmijët që janë nën 14 vjeç. Që tubime të tilla të mos kthehen në vatra infektimi, njerëzve u bëhet thirrje që të vetëkarantinohen për disa ditë para dhe pas festave. Kishat të zhvillojnë ceremoni të vogla festive – duke synuar të shmangin shërbimet tipike, më të mëdha
Hedhja e fishekzjarrëve të lejohet vetëm në vende të vogla. Shitja, blerja dhe lëshimi i fishekzjarrëve nuk do të ndalohen plotësisht. Por njerëzit këshillohen të mos i përdorin ato, në rrugë kryesore dhe frekuentura, sheshe etj. për të mos rritur kështu rrezikun e lëndimeve dhe ngarkimin e urgjencës së spitaleve. /Albinfo.ch
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
KQZ publikon numrat nga të cilët po kontakton diasporën për konfirmim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se është duke vazhduar me procesin e verifikimit...
-
Kurti dhe Osmani premtojnë përfshirjen e diasporës në të gjitha segmentet e jetës në Kosovë
-
Ardiana, nëna e trinjakëve nga Zvicra: Jam krenare me të tre!
-
Vështirësimi i votimit nga diaspora
-
Kosovarja, studentja më e mirë në Universitetin e Mjekësisë në Danimarkë
Jeta në Zvicër
-
Gjyqi Federal dëbon kosovarin nga Zvicra: “I ka djegur të gjitha shanset” "Megjithë faktin se ishte brenda vuajtjes së dënimit me kusht, ai bëri edhe më tutje delikte...
-
Zvicra, e prekur nga vonesat e vaksinës Pfizer-BioNTech
-
Varianti i ri i koronavirusit godet kantonin më luksoz të Zvicrës
-
Qeveria zvicerane po shqyrton masat Covid për shkollat
-
Gjeneva është bërë një qendër inkubacioni për iniciativat qytetare