Lajme
Gjermania mban ende mbi një të tretën e rezervave të saj të arit në SHBA
Në kohën kur marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Berlinit po ftohen gjithnjë e më shumë, një fakt vazhdon të ngjallë debat në Gjermani: më shumë se një e treta e rezervave të arit të vendit ende ruhen në SHBA.
Thirrjet për rikthimin e arit në atdhe janë shtuar së fundmi, veçanërisht pas kritikave të përsëritura të ish-presidentit amerikan Donald Trump ndaj Rezervës Federale Amerikane, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
“Na sillni arin në shtëpi,” deklaroi Michael Jäger, president i Shoqatës së Tatimpaguesve Evropianë, në një intervistë për ZDF. Këto thirrje janë të lidhura me frikën për cenimin e pavarësisë së sistemit bankar amerikan dhe pasigurinë gjeopolitike në rritje.
Sipas raportit të fundit të Bundesbank, Gjermania zotëronte në fund të vitit 2024 rreth 3,352 ton ar, vlerësuar në rreth 270.58 miliardë euro. Me rritjen e çmimit të arit në fillim të vitit 2025, vlera e kësaj sasie ka arritur aktualisht në rreth 340 miliardë euro. Prej tyre, 1,710 ton ruhen në Frankfurt, 1,236 ton në Nju Jork dhe 409 ton në Londër, transmeton albinfo.ch.
Bundesbank—e cila dikur ruante 69 për qind të rezervave jashtë vendit—ka ndryshuar qasje që nga viti 2013, duke rikthyer 300 ton nga SHBA dhe duke larguar të gjitha rezervat nga Franca. Megjithatë, pavarësisht diskutimeve të reja, banka qendrore gjermane nuk ka plane konkrete për të sjellë më shumë ar në Gjermani.
Një zëdhënës i Bundesbank theksoi se faktorë si siguria, tregtueshmëria dhe kostoja e ruajtjes janë vendimtarë për vendndodhjen e rezervave. “Fed e Nju Jorkut mbetet një partner i besueshëm për ruajtjen e arit tonë,” deklaroi ai.
Historikisht, rezervat e para të arit të Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore nuk u transportuan në vend, por u regjistruan si pjesë e pagesave të bilancit sipas rregullave të Unionit Evropian të Pagesave dhe sistemit Bretton Woods. Rezervat u depozituan që në atë kohë në SHBA, Britani dhe Francë, kryesisht për arsye sigurie gjatë Luftës së Ftohtë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër Në Zvicër, fermat zhduken çdo ditë. Shumë të ashtuquajtur neo-fermerë duan të marrin përsipër – por... -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave -
Shiriti problematik u implantua edhe në Spitalin Universitar të Bernës












