Lajme
Gjermani: Më shumë raste të raportuara të dhunës në çift
Zyra Federale e Policisë Kriminale publikoi të martën (11.07.2023) shifrat e dhunës në familje të regjistruara nga policia për vitin 2022. Sipas saj, policia gjermane ka regjistruar mbi 240 00 raste të dhunës në familje – 8,5 për qind më shumë se vitin e mëparshëm, më 2021. Shumica, me afro 158 000, janë raste dhune e ushtruar nga partneri ose partnerja intime. Pra, mesatarisht nga 432 raste dhune në ditë në çift, 80 për qind e të prekurve janë gra. Numri i dhunimeve në çift të regjistruara është rritur me 9,4 për qind, në krahasim me vitin e mëparshëm.
Shifrat duhet “të trondisin cilindo”, tha ministrja Federale e Brendshme, Nancy Faeser, (SPD) në paraqitjen e gjendjes aktuale në nje konference shtypi ne Berlin. Sipas statistikave zyrtare, 65,6 për qind e rasteve të dhunës ishin brenda çiftit, 34,4 për qind ishte dhunë ndaj pjesëtarëve të tjerë në familje, pra, fëmijë ose të afërm. Sipas BKA, dhuna në familje përfshin të gjitha format e dhunës fizike, seksuale ose psikologjike, midis njerëzve që jetojnë së bashku në një marrëdhënie familjare ose partneriteti. Pra, këtu përfshihen edhe rastet e partneritetit ose ish-partneritetit, kur personat nuk ndajnë të njëjtën banesë.
Kosova, sërish në statistika
Shumica e rasteve janë me shtetësi gjermane, por afro 36 për qind ndodhin në familje imigrantësh. Në statistika figuron edhe Kosova, si për nga numri i të prekurve, ashtu edhe dhunuesve të dyshuar. Edhe rastet e regjistruara të dhunës në familje ndër shtetasit kosovarë me banim në Gjermani janë rritur, në krahasim me një vit më parë, si në anën e dhunuesve ashtu edhe në anën e të prekurve.
Kështu organe policore kanë regjistruar në vitin 2022 gjithsej 1156 kosovare dhe kosovarë të prekur nga dhuna në familje, ku duhet thënë se shumica dërrmuese janë gra. Kjo shifër është gati 16 për qind më e lartë se një vit më parë (997). Pak më i lartë është edhe numri i dhunuesve të dyshuar me prejardhje nga Kosova, i cili gjithashtu është rritur: në vitin 2022 ishin 1211 dhunues të dyshuar, afro 15 për qind më shumë në krahasim me vitin 2021. Shifrat e prezantuara janë ato zyrtare, por mendohet që shifrat e rasteve të paregjistruara të jenë edhe më të larta.
Ministrja Gjermane e Brendshme, Nancy Faeser, tha se rritja e dhunës së raportuar ka të bëjë me gatishmërinë e të prekurave për raportim: “Ka shumë tregues që flasin se gatishmëria për të raportuar është rritur,” tha ajo.
Viktimat e dhunës në familje ndihmohen nga Ligji për Mbrojtjen kundër Dhunës. Ligji e detyron dhunuesin të dalë nga shtëpia e përbashkët. Përveç ndalimit të hyrjes në banesë, ka edhe masa të tjera mbrojtëse. Për shembull, ndalimin e kontaktit. Kushdo që shkel një urdhër të tillë rrezikon një gjobë ose deri në dy vjet burg. Vitin e kaluar, në vitin 2022 ligji u aplikua ndaj 4194 gjermanë dhe 2393 të huaj si të dyshuar ndaj të cilëve aplikohej ky ligj./DW
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












