Lajme
Gjermani: Bundestagu shpall gjendje të emergjencës kombëtare
Zyrtarët gjermanë të shëndetësisë u kërkuan të premten banorëve që të shmangin të gjitha kontaktet jothelbësore, pasi vala e katërt e koronavirusit goditi vendin dhe Parlamenti miratoi një paketë të re masash për shëndetin publik.
“Kjo është një emergjencë kombëtare”, deklaroi sot kreu i organit të kontrollit të sëmundjeve, në Institutin ‘Robert Koch’ (RKI), në Berlin, Lothar Wieler, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Wieler u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur, duke kërkuar gjithashtu mbylljen e kafeneve me ajrosje të dobët.
“Spitalet ishin të ngarkuara në shumë rajone dhe nivelet në rritje të vaksinimit ishin të pamjaftueshme për të frenuar pandeminë”, tha Wieler.
“Shkalla e përgjithshme e të vaksinuarve plotësisht ka mbetur e pandryshueshme në rreth 68 për qind. E gjithë Gjermania është prekur nga një shpërthim i madh i virusit. Ne duhet të marrim në dorë frenat e emergjencës”, tha kreu i RKI-së, ndërsa u tërhoq nga thirrja për një izolim të plotë.
Në deklaratën e tij, ministri në largim i Shëndetësisë, Jens Spahn, la të nënkuptohet se mund të vendoset një masë izolimi, ndërsa bëri thirrje për t’iu bashkuar përpjekjes së përbashkët kombëtare, duke paralajmëruar se vaksinimi si një masë e vetme nuk do të ishte në gjendje të thyente valën e re të virusit.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













