Lajme
Gjermania miraton ligjin kundër COVID-19, Merkel me pushtet absolut për vendosjen e masave kufizuese
Parlamenti gjerman miratoi të mërkurën një legjislacion të ri e të fuqishëm për të kontrolluar pandeminë e COVID-19 në vend. Ndryshimet në Aktin e Mbrojtjes nga Infeksioni mund të shënojnë një moment të rëndësishëm në luftën e Gjermanisë me valën e tretë të COVID-19.
Rreth 8 mijë protestues janë mbledhur në Berlin për të kundërshtuar vendimin e marrë. Masat e reja përfshijnë një shtetrrethim nga ora 22:00 deri në 5 të mëngjesit, si dhe mbylljen e aktiviteteve sportive dhe dyqanet në zonat ku raportohen 100 raste të reja javore për 100,000 banorë. Shkollat gjithashtu do të duhet të kalojnë në mësimin online, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Deri tani, qeveria federale ishte teknikisht ajo që vendoste për masat kufizuese, por në vendin me një strukturë federale të decentralizuar, 16 landet ishin të lira të implementonin udhëzimet që zgjidhnin.
Vazhdimisht, landet janë përplasur mbi mënyrën e implementimit të masave dhe kjo detyroi kancelaren Merkel të prezantonte ligjin në fjalë. 16 shtetet federale mund ta bllokojnë atë ditën e enjte në parlamentet përkatëse, por kjo ka pak gjasa të ndodhë.
Më herët, përpara selisë së Bundestagut, policia u përplas me qytetarët e mbledhur për të protestuar kundër ligjit.
Persona të shumtë u arrestuan sot në protestë pasi sulmuan oficerët e policisë, të cilët përdorën spraj djegës për të shpërndarë qytetarët, që hodhën shishe ndaj tyre dhe u përpoqën të kalonin barrierat për të arritur selinë e Bundestagut.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













