Lajme
Gjermania ndalon trenat për shkak të stuhisë, Zvicra anulon shumë fluturime
SRF Meteo pret që shpejtësia maksimale që do të arrijë stuhia të hënën dhe natën të martën do të shkojë deri në 130 km / orë në ultësira dhe madje deri në 200 km / orë në male
Gjermania ka fillluar ta ndjejë tashmë “sulmin” e uraganit “Sabine”. Në pjesën veriperëndimore të vendit, një tren “Intercity” është përplasur në një pemë që ishte rrëzuar në binarë, shkruan focus.de. Rreth 300 pasagjerë kanë ngecur për dy orë në tren.
Ndërkaq, “Deutsche Bahn” (DBB) ka njoftuar se gradualisht do të ndërpresë transportin në distanca të gjata në të gjithë vendin, transmeton albinfo.ch. Trenat rajonalë në rajonet e prekur nga stuhia funksionojnë tashmë vetëm me shpejtësi të zvogëluar.
Afrimi i stuhisë “Sabine” ka shkaktuar anulime të shumta të fluturimeve në aeroportet zvicerane.
Siç tregojnë informacionet e nisjes nga aeroportet në Cyrih, Bazel dhe Gjenevë, fluturimet për në Mbretërinë e Bashkuar janë ato që preken veçanërisht. Janë anuluar edhe fluturimet për në Francë, Gjermani dhe Holandë.
Kompania ajrore Eurowings ka anuluar pothuajse të gjitha fluturimet nga aeroportet gjermane për kohën sa mendohet se do të zgjasë stuhia.
Stuhia e njohur me emrin “Sabine” pritet të arrijë në Zvicër në natën e së dielës. SRF Meteo pret që shpejtësia maksimale që do të arrijë stuhia të hënën dhe natën të martën do të shkojë deri në 130 km / orë në ultësira dhe madje deri në 200 km / orë në male .
Nga ora 8 e mëngjesit të gjithë trenat duhet të mbërrijnë në stacione, raporton Deutsche Bahn, përcjell albinfo.ch. Nga atëherë e tutje duhet të ndalet i gjithë trafiku në distanca të gjata “Për shkak të zhvillimeve të tanishme dhe rritjes së shpejtësisë së erës, DB ka vendosur të fillojë gradualisht t`i ndalojë të gjithë trenat e distancave të gjata në shkallë vendi në stacione më të mëdha, duke filluar nga NRW” shkruan kompania.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër













