Lajme
Gjermania, në disfavor me vendet e tjera, sa u përket vizave të punës
Drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahles, shpreh dyshime për suksesin e ligjeve gjermane të imigrimit. Kohët e gjata të pritjes për vizë në konsullata krijojnë disavantazhe kundrejt vendeve të tjera.
Për shkak të procedurave të gjata të dhënies së vizave në përfaqësitë gjermane jashtë, drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahles, dyshon në suksesin e ligjeve për imigrimin. Nahles tha për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”, se “nuk është e bindur që me këto propozime mund të arrihet numri i duhur i fuqisë punëtore”. Socialdemokratja theksoi se ka ende shumë pika të vështira për t’u kaluar. Problem përbën edhe mungesa e personelit në zyrat e të huajve në komunat gjermane.
Për shkak të ndryshimit demografik, Gjermanisë i mungojnë qindra-mijëra punëtorë, sipas mendimit të ekspertëve. Që tani ka ngushtica të mëdha në sektorin e edukatoreve dhe punonjësve socialë, por edhe në kujdesin shëndetësor. Sipas të dhënave të Institutit për Studimet e Tregut të Punës dhe Profesionit, nevojiten rreth 400.000 forca pune në vit për të përmbushur boshllëqet në tregun gjerman të punës.
Kritika konsullatave gjermane
Nahles ka kritikuar konsullatat gjermane për pritjet disamujore të emigrantëve potencialë për punë. “Ky është një diavantazh i ndjeshëm konkurrence kundrejt vendeve të tjera, në një kohë që ne me gjuhën tonë të komplikuar, jemi gjithsesi në disavantazh me vendet e botës anglishtfolëse.” Drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës propozon që për të përshpejtuar procedurat tek përfaqësitë jashtë të sqarohen vetëm çështjet që lidhen me sigurinë. Sipas Nahles, “forcat e punës mund të vijnë në Gjermani dhe çështjet e tjera ligjore të sqarohen këtu.”
Duke iu referuar zyrave për të huajt, Nahles mori si shembull disa lande, si Bavaria apo landi Saar që kanë krijuar pika qendrore të landit për punëtorët e huaj. “Këto rrugë mund t’i përshkojnë edhe lande të tjera”. Përveç kësaj, Gjermania duhet të bëjë publicitet në mënyrë aktive jashtë vendit. Kjo nuk është detyrë e Agjencisë Federale të Punës, tha Nahles, për këtë as nuk kemi personel. Kabineti qeveritar gjerman miratoi në fund të nëntorit projektdraftin për ligjin e imigrimit të fuqisë punëtore. Ai parashikon ndër të tjera “kartën e shanseve”, me të cilat mund të udhëtojë në Gjermani fuqi punëtore putenciale, pa paraqitur një kontratë pune nga jashtë. Përtej kësaj do të ulen kriteret për lartësinë e rrogës dhe do të lehtësohet njohja e kualifikimeve të huaja./dw
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












