Lajme
Gjermania në krah të Kosovës, Franca e Holanda, kundër liberalizimit
Ndonëse gjasat janë minimale që heqja e vizave për Kosovën të jetë pjesë e agjendës së takimit të Këshillit të Bashkimit Evropian, që do të mbahet në mars, përsëri 2020-a mund të jetë vit i liberalizimit për kosovarët.
Shpresat për këtë proces ringjallen nga fakti se Kroacia dhe Gjermania, dy shtete mike të Kosovës, do të udhëheqin me Presidencën e BE-së këtë vit, shkruan sot Zëri.
Ndërsa profesori universitar Arben Fetoshi për “Zërin” ka thënë që vlerëson se në rrethanat e krijuara në Kosovë dhe me papërgjegjësinë e institucioneve vendore nuk mund të shpresohet për heqjen e vizave në një afat të afërt. “Mbajtja e kosovarëve në izolim është absurde, ashtu siç është bërë tashmë edhe politika në Kosovë. Me degradim të tillë të proceseve, që dëshmon mungesa e qeverisë më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve dhe me joseriozitetin e gjyqësorit në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë, jo që s’mund të flasim për liberalizimin e vizave, por rrezikojmë seriozisht edhe me dështim të shtetit.
Pra, vetëm në qoftë se merr fund sa më parë një situatë e tillë absurde dhe institucionet fillojnë seriozisht t’i adresojnë sfidat reale, viti 2020 mund të sjellë liberalizimin e vizave”, ka thënë Fetoshi. Ndonëse nuk ka afate për heqjen e vizave, viti 2020 sipas Fetoshit është vit optimist për Kosovën, sepse timonin e Presidencës së BE-së do ta marrin dy shtete mike të Kosovës, Kroacia dhe Gjermania. “Ndonëse nuk ka afate për vendimin, ky vit është më optimist për shkak të udhëheqjes së Këshillit nga Kroacia në gjysmën e parë dhe nga Gjermania në gjysmën e dytë, si mbështetëse të fuqishme të kësaj të drejte për kosovarët”.
Sipas tij, duke pasur parasysh këtë dhe faktin që dy institucione të rëndësishme të BE-së, siç janë Komisioni dhe Parlamenti Evropian, e kanë miratuar liberalizimin, mund të shpresohet për vendimin pozitiv të Këshillit, por vetëm me përpjekje serioze në luftimin e krimit me angazhim maksimal për t’i bindur edhe vendet kundërshtuese, si Franca e Holanda, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër














