Lajme
Gjermania subvencionon për harxhime të derivateve
Lehtësimet për udhëtarët me makina

Shteti gjerman ka lansuar një pako të ndihmave për qytetarët e saj për shkak të rritjes së madhe të çmimeve, kostove për ngrohje, si dhe një inflacion tepër i lartë. Bundestagu gjerman ka vendosur të ndihmojë gati të gjitha kategoritë e qytetarëve, njofton albinfo.ch.
Në pakon e miratuar më 12 maj në Bundestag të Gjermanisë thuhet se rritja e kostove të karburanteve ka prekur shumë njerëz që duhet të udhëtojnë në largësi të mëdha deri në vendet e punës.
Lidhur me këtë temë, Bundestagu vendosi që për çdo kilometër të kaluar të paguhet një ndihmë paushale prej 38 centë për kilometër.
Ky lehtësim vlen për të gjithë ata që deri në vendin e punës duhet të udhëtojnë 21 kilometra e më shumë, e ai do të vlejë prej datës 1 janar 2022, gjë që do të thotë se këta persona do të marrin para edhe për muajt e kaluar.
Deri tani ndihma paushalle për një kilometër të kaluar ka qenë 35 centë. Mirëpo, kjo ndihmë nuk do të merret menjëherë, por ajo do të llogaritet në deklarimin tatimor për vitin 2022. /Albinfo.ch
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Ekspozitë e artistëve shqiptarë në Kapfenberg të Austrisë Ekspozita organizohet nga shoqata “ Internacionale” në Kapfenberg në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të shoqatave të...
-
Editorial
Rikthehet ‘gjahu’ i partive në luftën për votat e diasporës
-
Dy të rinj shqiptarë planifikuan sulm terrorist në Itali
-
Shqipëria shuan agjencinë e diasporës
-
Luan rolin e policit në autostradë: Ja sa i kushton “shakaja” shqiptarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Një në dhjetë të dënuar zviceranë mbahen në ambiente jo-burg Në Zvicër 9.1% e të dënuarve janë vendosur në një institucion privat, si klinikë psikiatrike, shtëpi...
-
Aksident në Gotthard, mbyllet tuneli rrugor në të dy drejtimet
-
Çmimet për mallrat dhe shërbimet e konsumit: Zvicra, më e shtrenjta në Evropë
-
Editorial
Rikthehet ‘gjahu’ i partive në luftën për votat e diasporës
-
Vetëm në muajin maj, më shumë se tre ton ar nga Rusia në Zvicër