Lajme
Gjermania, ‘parajsë’ e pastrimit të parave
Pastrimi i parave vijon të jetë një problem për qeverinë gjermane.
Sipas raportit të fundit të Task Forcës për Veprimtari Financiare, Gjermania mbetet destinacion tërheqës për pastrimin e parave.
Raportit i parapriu ministri i Financave, Christian Lindner, i cili paralajmëroi ngritjen e një autoriteti për luftimin e pastrimit të parave.
Zyra e re e Policisë për Krimin Financiar pritet të përfundohet brenda kësaj legjislature dhe do të veprojë si një polici, duke hetuar rastet e dyshimta të qarkullimit të parave. Paraprakisht, ministri Lindner duhet të sqarojë detajet e planit të tij në koalicionin qeveritar. Deri më tani të Gjelbrit dhe SPD kanë miratuar në parim projektin, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Përveç zyrës së re qeveria do të krijojë dhe një qendër të re koordinimi për sektorin jofinanciar, e cila do të merret me pasuritë e paluajtshme, sektorin e ndërtimit dhe lojërat e fatit.
Në 8 vjetët e fundit Gjermania ka marrë një sërë masash për të luftuar pastrimin e parave, por ato nuk kanë dhënë rezultatin e pritshëm. Në total, numri i rasteve që ndiqen penalisht me akuzën e pastrimit të parave është më i ulët se çfarë pritet dhe nuk përkon me profilin e riskut të Gjermanisë”, deklarojnë ekspertët.
E-Diaspora
-
Kroaci: Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura për deputete Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci...
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër