Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermania paralajmëron përhapje të re të koronavirusit
174 punëtorë infektohen në një fermë
Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” e ka cilësuar si shumë shqetësuese rritjen e përgjithshme të numrit të rasteve të koronavirusit dhe ka thënë se është duke e monitoruar situatën për së afërmi.
Rritja e numrit të rasteve erdhi pasi autoritetet në rajonin e Bavarisë po përpiqen ta kufizojnë përhapjen e sëmundjes në mesin e punëtorëve sezonalë në një qendër për kultivimin e perimeve në qytezën Mamming, shkruan “CNN”.
Autoritetet njoftuan të dielën se 174 punëtorë apo rreth një e treta e të gjithë punëtorëve në qendrën për kultivimin e perimeve kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus.
Në një konferencë për gazetarë të mbajtur të dielën, ministrja bavareze e Shëndetësisë, Melanie Huml, tha se autoritetet lokale e kanë vendosur fermën në karantinë të plotë. Aty punonin punëtorë sezonalë të ardhur nga Rumania, Bullgaria, Hungaria dhe Ukraina.
Hulm shtoi se punëtorët që kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus janë ndarë nga pjesa tjetër e stafit dhe policia lokale, bashkë me një kompani private të sigurimit, janë duke e monitoruar karantinën.
Ministrja rajonale gjithashtu njoftoi se do të testohen për koronavirus edhe punëtorët e kompanive të tjera bujqësore në Bavari. Për më tepër, rreth 3,300 banorë të qytezës Mamming do të kenë mundësi të testohen falas.
Instituti “Robert Koch” njoftoi se në fund të javës së kaluar i ka regjistruar 815, përkatësisht 781 raste të reja në dy ditë të njëpasnjëshme, që paraqet rritje të konsiderueshme në krahasim me mesataren prej rreth 500 rasteve në ditë që shënohej më herët.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate Ngjarje tragjike në Itali, 25-vjeçari shqiptar qëlluar për vdekje... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Autoritetet angazhohen për zhurma dhe aroma për të luftuar derrat e egër Autoritetet e Cyrihut, përveç gjuetisë, po përqendrohen në masa të reja parandaluese kundër dëmeve të shkaktuara... -
Rreth 1000 persona protestuan në St. Gallen kundër vaksinimit të detyrueshëm -
Gjenevë: 50 km/orë do të mbetet në akset kryesore -
Refugjatët në këtë kanton zviceran trajnohen si asistentë kujdesi -
Pjesëmarrja në “Festivalin e Krenarisë” në Cyrih do të bëhet me biletë












