Lajme
Gjermania prezanton projektligjin për legalizimin e kanabisit
Këtë të mërkurë, ministri i Shëndetësisë në Gjermani ka prezantuar projektligjin për legalizimin e përdorimit rekreativ të kanabisit.
Mbrojtësit e përdorimit të ligjshëm të kanabisit në qeverinë e koalicionit gjerman synojnë të legalizojnë drogën këtë vit, por ata përballen me rezistencë nga ligjvënësit konservatorë, disa mjekë dhe përfaqësues të zbatimit të ligjit, shkruan DW.
“Askush nuk duhet ta kuptojë ligjin gabimisht. Konsumi i kanabisit do të legalizohet, por ai mbetet i rrezikshëm”, tha ai në një deklaratë të përbashkët nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Bujqësisë.
Ai tha se qëllimi ishte frenimi i tregut të zi dhe kriminalitetit të lidhur me drogën, tregtia me substanca të falsifikuara ose toksike dhe numri i konsumatorëve.
“Mbrojtja e fëmijëve dhe adoleshentëve është një element qendror i të gjithë projektit legjislativ”, thuhet në deklaratë, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Bujqësisë, Cem Özdemir, e quajti projektligjin “një hap të rëndësishëm drejt një politike progresive të drogës me bazë realitetin”.
Sipas shifrave të qeverisë federale, 4.5 milionë të rritur në Gjermani kanë përdorur kanabis të paktën një herë në vitin e fundit.
Çfarë parashikon projektligji?
Projektligji do ta bënte të ligjshëm për personat mbi 18 vjeç që të posedojnë deri në 25 gram kanabis dhe të kultivojnë deri në tre bimë për përdorim personal.
Do të miratohen edhe të ashtuquajturat shoqata kultivuese. Shpesh të referuara si “klubet sociale të kanabisit”, ato u ofrojnë anëtarëve të tyre produkte kanabisi të rritura në shtëpi.
Anëtarët nuk do të lejohen të konsumojnë kanabis në ambientet e klubeve ose brenda 200 metrave nga vendndodhja. Vetë klubet nuk duhet të jenë 200 metra afër shkollave, çerdheve ose kopshteve – gjë që do ta bëjë mjaft sfidë gjetjen e një lokacioni të përshtatshëm, shkruan DW.
Dyqanet e specializuara mund të shesin kanabis dhe produkte që përmbajnë THC, por vetëm në rrethe dhe qytete të zgjedhura, të cilat do të emërtohen të ashtuquajturat rajone model për një periudhë pesëvjeçare.
Vlerësohet se të ardhurat për sistemin e drejtësisë do jenë disa qindra mijëra euro dhe jo në miliarda.
Kursimet kompensohen nga shpenzimet shtesë për vlerësimin e ligjit si dhe ofertat e informacionit dhe parandalimit, përcjell albinfo.ch.
Në një deklaratë të përbashkët, pesë shoqata të mjekëve për fëmijë dhe të rinj paralajmëruan për “një kërcënim për shëndetin mendor dhe mundësitë e zhvillimit të të rinjve në Gjermani”.
Kundër projektligjit është edhe sindikata e policisë.
Dhe Shoqata Gjermane e Gjyqtarëve paralajmëroi kundër punës shtesë për gjyqësorin për shkak të rregullave të shumta të detajuara mbi klubet e kanabisit dhe shpërndarjen e drogës, shkruan DW.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%












