Lajme
Gjermania, pro zgjatjes së statusit të ukrainasve
Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, është shprehur për zgjatjen e statusit të posaçëm mbrojtës të ukrainasve në BE.
Ajo thotë se së shpejti do të konsultohet edhe me homologët e saj nga vendet e tjera të BE-së. “Ne kemi shpëtuar shumë jetë përmes kësaj përpjekje të përbashkët dhe kemi treguar solidaritet të madh me Ukrainën”, u shpreh ajo, shkruan DW.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të propozojë zgjatjen e statusit mbrojtës për refugjatët nga Ukraina.
Këto rregullore të posaçme bëjnë të mundur që në rast të një fluksi masiv, njerëzit të marrin shpejt lejen e përkohshme të qëndrimit pa burokracitë e procedurës së azilit.
Refugjatët ukrainas në Gjermani dhe në vende të tjera të BE-së mund të punësohen, janë të siguruar në sistemin shëndetësor dhe mund të dërgojnë fëmijët në shkolla, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











