Bota
Gjermania reagon ndaj Francës, pas kritikave për NATO-n
Këto komente vijnë në kohën kur Uashingtoni po bën presion që shtetet anëtare të NATO-s të paguajnë më shumë për mbrojtje
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, sërish ka ritheksuar qëndrimin kundër të shtetit të tij ndaj kritikave që ka bërë Franca për NATO-n, duke paralajmëruar se “as Gjermania e as Evropa nuk do të jenë në gjendje që ta mbrojnë veten në mënyrë efektive pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara”.
Këto komente vijnë në kohën kur Uashingtoni po bën presion që shtetet anëtare të NATO-s të paguajnë më shumë për mbrojtje. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë kësaj jave deklaroi për The Economist se “truri i NATO-s ka vdekur”, duke sugjeruar që Evropa duhet të marrë në duart e saj çështjen e sigurisë dhe nuk duhet të varet nga Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur aleatët e saj.
“Do të ishte gabim nëse e minojmë NATO-n”, tha Maas për Der Spiegel. Më herët, edhe kancelarja gjermane Angela Merkel ka kritikuar Macronin për deklaratën e tij për NATO-n. Ministri gjerman, Maas, po ashtu pranoi se evropianët duhet të ndërtojnë kapacitetet e tyre mbrojtëse.
Prandaj, së bashku me Francën, ne po punojmë për të ndërtuar një Evropë që punon së bashku për politikat e sigurisë”, është shprehur ai. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdimisht ka kërkuar që vendet anëtare të NATO-s të kontribuojnë më shumë për mbrojtje.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












