Lajme
Gjermania rregullon problemin në platformat e tyre, Kosova nuk do të paraqitet më si pjesë e Serbisë
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se për disa vjet dy banka në Gjermani e kanë lidhur Kosovën me Serbinë ose e kanë prezantuar si pjesë të saj
Kosova nuk do të paraqitet më si pjesë e Serbisë në platformat gjermane, përcjell albinfo.ch.
Kështu ka njoftuar ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, duke thënë se Republika e Kosovës nuk do të lidhet më në asnjë mënyrë me Serbinë, ashtu siç ka ndodhur më herët në Gjermani.
“Të nderuar bashkatdhetarë, për vite me radhë, Deutsche Bundesbank dhe Commerzbank, gabimisht në platformat e tyre, Republikën e Kosovës e kanë lidhur me Serbinë ose e kanë prezantuar si pjesë të saj. Falë reagimit dhe angazhimit tonë, si dhe bashkëpunimit me këto institucione bankare, Republika e Kosovës tashmë nuk figuron dhe nuk do të lidhet më në asnjë mënyrë me Serbinë, siç mund të vërehet edhe nga dëshmitë përkatëse”, ka pohuar ai.
Tutje, ai ka shtuar se “nëse keni hasur në ndonjë institucion apo kompani gjermane, në të cilin Republika e Kosovës nuk paraqitet në mënyrë të drejtë dhe korrekte, ju lutemi të na shkruani në [email protected], duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që të mund të korrigjohen gabimet e tilla”.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër











