Lajme
Gjermania shpërbën shoqatën “Muslim Interaktiv” pas akuzave për nxitje urrejtjeje dhe thirrje për kalifat
Gjermania ka marrë vendim të mbyllë shoqatën “Muslim Interaktiv”, duke e akuzuar atë për veprimtari që bien ndesh me kushtetutën, përfshirë thirrje për krijimin e një kalifati islamik. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme gjermane të mërkurën.
Sipas autoriteteve, policia ka kryer bastisje në shtatë lokacione në qytetin e Hamburgut, ku ndodhej selia e shoqatës. Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, theksoi se shteti nuk do të tolerojë organizata që “minojnë shoqërinë e lirë gjermane përmes urrejtjes dhe propagandës kundër vendit”.
Shoqata “Muslim Interaktiv” kishte rënë në qendër të vëmendjes publike në prill të vitit 2024, kur organizoi një protestë në Hamburg me mbi 1,200 pjesëmarrës. Gjatë manifestimit, disa protestues mbanin pankarta me mbishkrimin “Kalifati është zgjidhja”, gjë që shkaktoi reagime të ashpra dhe debat të gjerë në Gjermani.
Ministria e Brendshme tha se organizata është akuzuar gjithashtu për përhapje të ideve që mohojnë të drejtat e grave dhe për nxitje të urrejtjes ndaj Izraelit. Për pasojë, ajo do të shpërbëhet plotësisht dhe pasuritë e saj do të konfiskohen.
Autoritetet lokale të Hamburgut deklaruan se “Muslim Interaktiv”, e themeluar në vitin 2020, vepronte kryesisht në internet dhe akuzonte qeverinë gjermane për diskriminim ndaj komunitetit mysliman. Ministri i Brendshëm i Hamburgut, Andy Grote, e përshëndeti vendimin, duke e quajtur “eliminim të një grupi islamist të rrezikshëm dhe aktiv”.
Në të njëjtën ditë, policia zhvilloi bastisje edhe në Berlin dhe në landin e Heses, në kuadër të hetimeve ndaj dy grupeve të tjera islamiste: Generation Islam dhe Realitaet Islam.
Gjermania ka ndërmarrë edhe më herët masa të ngjashme kundër organizatave myslimane që dyshohen për ekstremizëm. Një prej tyre është organizata “Ansaar”, e ndaluar në vitin 2021 për financim të terrorizmit nën maskën e bamirësisë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës










