Lajme
Gjermania siguron energjinë për dimër

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, rikonfirmoi sot se furnizimi me energji elektrike në vend është i sigurt këtë dimër, pas një ndërprerjeje të dërgesave me gaz rus për shkak të luftës në Ukrainë.
“Nuk ka rrezik për ndërprerje të energjisë elektrike për shka të mungesës së kapacitetit, tha Habeck sot në Johannesburg, pas një vizite në kompaninë shtetërore të energjisë “Eskom” në Afrikën e Jugut.
“Gjermania është në gjendje madje, edhe të ndihmojë Francën me energji elektrike”, tha ai.
“Disponueshmëria e energjisë për prodhimin e energjisë elektrike është e siguruar për këtë dimër,” tha Habeck, transmeton dpa përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, qeveria mbetet e shqetësuar për mundësinë e sulmeve kibernetike që ndërpresin furnizimin.
“Ne duhet të përpiqemi ta parandalojmë atë me gjithçka që mundemi”, tha ai.
Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck ndodhet në një vizitë zyrtare në Afrikë e Jugut, që nga e diela
E-Diaspora
-
Thirrje për lehtësimin e dhënies së vizave të punës në Gjermani Shefja e Agjencisë gjermane të Punës Nahles kritikon procedurat e zgjatura për viza pune...
-
19-vjeçari shqiptar braktis Italinë për vendlindje
-
Dr. Elza Memeti bëhet shefe e kirurgjisë në spitalin e Menziken-it
-
Nuk ka asnjë shqiptar të vdekur apo të lënduar deri më tani në Turqi
-
Kanadë: Shqiptari abuzohet gjatë orarit të punës, fiton shpërblim 300 mijë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Nga 3 marsi, Zvicra lëshon një kartë të re identiteti Të gjitha kartat e identitetit ("Ausweis"-at) të lëshuara më parë mbeten të vlefshme deri në datën...
-
Dr. Elza Memeti bëhet shefe e kirurgjisë në spitalin e Menziken-it
-
Zvicër: A mund të përdoren pasuritë e oligarkëve rusë për të financuar rindërtimin e Ukrainës?
-
10 të vdekur në pistat e skijimit në Austri e Zvicër nga orteqet
-
Raftet e supermarketeve ruse janë plot me produkte Nestlé